Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i SHISH/ Serial vrasjesh për territoret e kanabisit, si u përfshinë zyrtarët e policisë 

2017/02/05 at 9:49 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i SHISH/ Serial vrasjesh për territoret e kanabisit, si u përfshinë zyrtarët e policisë 

Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila arrestoi dy zyrtarët e policisë të dyshuar si bashkëpunëtorë të kultivuesve të kanabisit, po shqyrton mundësinë e nisjes së hetimeve për përplasjen e përgjakshme mes kultivuesve. Fjala është për serialin e vrasjeve që kanë ndodhur, siç dyshon prokuroria, mes grupeve që kishin si krerë shtetasit Elton Çica dhe Jani Aliaj. Më shumë se tetë atentate, nga të cilat, veç sulmeve dhe vendosje eksplozivi në makina e grabitje me armë, kanë ndodhur siç dyshon prokuroria mes dy grupeve kriminale.


Dyshimet janë se përplasja e ashpër dhe e përgjakshme ka ndodhur për shkak të konkurrencës për kontrollin e territoreve në kultivimin e trafikimin e kanabisit. Burime të Prokurorisë i shpjeguan dje gazetës “Panorama” se fjala është për informacione operative të siguruara nga Policia Kriminale, sektori i Antidrogës dhe Shërbimi Informativ Shtetëror. Sipas këtyre burimeve të Prokurorisë, ka dyshime të bazuara në raportin operativ që është hartuar e që po shqyrtohet, por hetimet po vazhdojnë për konfirmimin përfundimtar të këtij dokumenti.

Kulmi i përplasjes ishte vrasja e Elton Çiçës më 1 maj 2016, në orën 22:20, në Tiranë. Pikënisja e serisë së krimeve kishte qenë një ngjarje e ndodhur më 30.03.2015, në qytetin e Tepelenës, ku disa persona të maskuar hyrë në banesën e prindërve të shtetasit Elton Çiça dhe pasi kanë ushtruar dhunë ndaj tyre u kanë vjedhur një sasi prej 5000 eurosh dhe janë larguar. Nga policia gjyqësore janë identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje, të cilët kanë rezultuar të jenë shtetasit Ervis Imeri, Robert Rama, S.J dhe A.J. Pas kësaj ngjarjeje dyshohet se shtetasi Elton Çiça është hakmarrë ndaj personave që dhunuan dhe grabitën prindërit e tij.

SERIALI I VRASJEVE

Më 8 qershor 2015, në Durrës, është vrarë me armë zjarri Robert Rama. Më 12.07.2015, në automjetin e markës “Fiat”, në përdorim të shtetasit Ervis Imeri, është vendosur një sasi prej 600 gr lëndësh eksplozive (tritol) e lidhur me një telefon, e gatshme për t’u shpërthyer; shpërthimi nuk është arritur sepse Ervisi e ka diktuar lëndën shpërthyese. Më 7 dhjetor 2015, në “Kombinat”, si pasojë e shpërthimit të një lënde eksplozive është shkatërruar automjeti i markës “Volksëagen”, ku brenda ishte pronari Elton Imeri, vëlla i Ervis Imerit. Si pasojë e shpërthimit, Elton Ymeri është gjymtuar duke humbur një nga këmbët

. Pas vrasjes se Elton Çiçës, si krimi i radhës në këtë serial, prokuroria ka mësuar se viktima ka pasur një konflikt serioz me të quajturin Jani Aliaj, i plagosur me thikë në një burg në Greqi nga viktima. Jani Aliaj është tentuar të vritet rreth një javë para vrasjes së Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në Gjirokastër, ndërsa ndaj tij është kryer atentat edhe në Tiranë. “Ka dyshime konkrete që autor i mundshëm ose i interesuar për vrasjen e Elton Çicës mund të jetë edhe ky person (Jani Aliaj)”, thuhet në dosjen e policisë për vrasjen e Elton Çicës. Në vazhdim të serialit dyshohet se kanë ndodhur edhe atentati në Tiranë dhe më pas vrasja e Nelgert Patës në Fier, dhe atentati i mbetur në tentative ndaj shtetasit Andi Mustafaraj, pranë ish- ekspozitës “Shqipëria Sot”, në Tiranë. /Panorama

Etiketa: Elton ÇiçaKanabisserial vrasjeshshishzyrtaret e policise


Ju sugjerojmë

“Prioritet dialogu, jo lufta”, Erdogan takohet me Putinin në Kinë
Bota

“Prioritet dialogu, jo lufta”, Erdogan takohet me Putinin në Kinë

2 Shtator, 2025 4:26 pm
Rutte: Rreziku nga Rusia po rritet çdo ditë, NATO po përgatitet për çdo skenar
Bota

Rutte: Rreziku nga Rusia po rritet çdo ditë, NATO po përgatitet për çdo skenar

2 Shtator, 2025 3:35 pm
Putin: Ukraina të hyjë në BE, por jo në NATO
Bota

Putin: Ukraina të hyjë në BE, por jo në NATO

2 Shtator, 2025 2:44 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimin e PD të enjten

2 Shtator, 2025 2:32 pm
Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan
Bota

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan

2 Shtator, 2025 2:02 pm
Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
Aktualitet

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

2 Shtator, 2025 1:35 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

2 Shtator, 2025 1:26 pm
OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja
Bota

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

2 Shtator, 2025 12:44 pm
Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit
Aktualitet

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit

2 Shtator, 2025 12:09 pm
Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

2 Shtator, 2025 11:33 am
Para
Kureshtarë për parashikimin e fatit, ja pse nuk duhet të shkoni tek fallxhoret 

Kureshtarë për parashikimin e fatit, ja pse nuk duhet të shkoni tek fallxhoret 

Rroshi në qeli kërkon xhel për flokët dhe…

Denoncimi i Berishës: Elvis Roshi shet drogë në gjimnazet e Kavajës, drejtoresha e LSI-së e mbështet

Mësoni 7 gjëra, që gratë e mençura nuk ia kërkojnë kurrë partnerit…

Ciftet e lumtura nuk i postojnë fotot e tyre në rrjetet sociale 
















TE FUNDIT

“Prioritet dialogu, jo lufta”, Erdogan takohet me Putinin në Kinë

“Prioritet dialogu, jo lufta”, Erdogan takohet me Putinin në Kinë
2 Shtator, 2025

"Dialogu është përparësia, jo konflikti". Këto ishin fjalët e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke komentuar takimin e tij dypalësh...

Lexo më shumë

Rutte: Rreziku nga Rusia po rritet çdo ditë, NATO po përgatitet për çdo skenar

Rutte: Rreziku nga Rusia po rritet çdo ditë, NATO po përgatitet për çdo skenar
2 Shtator, 2025

Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, shprehet se se kërcënimi nga Rusia është në rritje të vazhdueshme dhe se...

Lexo më shumë

Putin: Ukraina të hyjë në BE, por jo në NATO

Putin: Ukraina të hyjë në BE, por jo në NATO
2 Shtator, 2025

Presidenti Vladimir Putin është shprehu nga Kina se Rusia nuk e ka kundërshtuar asnjëherë hyrjen e Ukrainës në Bashkimin Europian....

Lexo më shumë

Rezultati i zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimin e PD të enjten

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
2 Shtator, 2025

Më 4 shator në orën 10:00 Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimin e PD për certifikimin e  rezultatit të zgjedhjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com