Aktualitet

Raporti i SHÇBA:Policët të përfshirë në korrupsion e kultivimin e kanabisi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:30 - 02/08/20 |
el ida

Policët janë të përfshirë në shumë raste korrupsioni, abuzim me detyrën dhe përfshirje në kultivimin e kanabisit. Kështu thuhet në Raportin e SHÇBA në Ministrinë e Brendshme.

474 punonjës janë dërguar në prokurori për vitin 2019, nga 265 në krahasim me një vit më parë, pra 78% më shumë.

Sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, oficerët e policisë janë shpesh të përfshirë edhe në kultivim kanabisi.

Për vitin 219 janë zhvilluar 4 operacione, ku oficerë policie kishin lejuar kultivimin e rreth 20.000 bimëve kanabisi.

Shpesh policët u japin garanci trafikantëve të drogës duke i favorizuar për kultivimin e hashashit, kjo nëpërmjet korrupsionit, theksohet në raport.

Sot qytetarët kanë më shumë ankesa për Policinë Rrugore, policët e rendit, policët e kufirit por edhe ata që merren me hetimin e krimeve, siç dallohet edhe në këtë grafik.

Raporti thekson se sot qytetarët kanë ankesa për mosveprimin e policisë, sjellje jo etike, vendosje pa të drejtë e gjobave dhe shkelje të procedurave të punës, ku Tirana mban peshën kryesore.

SHÇBA ngre alarmin edhe për mosregaimin në kohë të policisë, kur qytetarët telefonojnë sallën operative. Nga monitorimi i sallës ka rezultuar se rreth 27% e telefonatave që vijnë nga qytetarët, policia reagon me vonesë apo nuk ka reaguar fare për disa ngjarje./Burimi:Tv Klan

Pas