Politikë

Raporti i OSBE/ODIHR për 25 prillin, Balla: Më i miri në 30 vitet e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:02 - 26/07/21 |
Opi Nion

Ndryshe nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se raporti final i OSBE/ODIHR mund të cilësohet si “ më i miri për zgjedhjet në këto 30 vite”.

Nëpërmjet  një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se zgjedhjet ishin demokratike dhe respektuan lirinë e zgjedhësve pa ndikime politike.

Postimi i Ballës

OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport./ Opinion.al

Pas