Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i OKB: Marrëveshje sekrete e Shqipërisë për të kthyer gulenistët

2020/07/11 at 6:19 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i OKB: Marrëveshje sekrete e Shqipërisë për të kthyer gulenistët

Një raport i zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, që mban datën 5 Maj 2020, ngre shqetësim për atë që mund të cilësohet një praktikë e vazhdueshme e ekstradimeve apo dëbimeve të detyrueshme të shtetasve turq nga vende të ndryshme, drejt Turqisë. Raporti më bën me dije se:  “Deri më sot, të paktën 100 individë të dyshuar si të përfshirë në lidhje me lëvizjen Hizmet/Gulen kanë qenë subjekt i arrestimeve arbitare, largimeve të detyruara dhe torturave, si pjesë e veprimeve të fshehta të organizuara apo asistuara nga qeveria turke në koordinim me autoritetet në Afghanistan, Shqipëri, Azerbajxhaan, Kamboxhia, Gabon, Kosovë, Kazakistan, Liban dhe Pakistan, mes të tjerësh”.


Më tej raporti vë në dukje se mes disa vendeve ka një marrëveshje për bashkëpunim sigurie

Pjesë nga raporti

Marrëveshje për bashkëpunim sigurie

Që nga grushti i dështuar i shtetit në vitin 2016, Turqia ka targetuar anëtarët e dyshuar të lëvizjes Hizmet/Gulen të klasifikuar nga qeveria turke si Organizatë terroriste Guleniste, (Fethullahçı Terör Örgütü, FETÖ). Në këtë kontekst qeveria ka firmosur marrëveshje bilaterale të sigurisë  me disa shtete, me përmbajtjen e referencave të gjera dhe të paqarta për luftimin e terrorizimit dhe krimit jashtë vendit. Burime thonë se marrëveshjet janë hartuar në mënyrë të dykuptimtë për të lejuar përjashtimin apo largimin e kujtdo që konsiderohej rrezik për sigurinë e vendeve pjesë të marrëveshjes. Duket se ka një lidhje të qartë në kohën e ndërmarrjes së veprimeve, pasi pjesa më e madhe e tyre edhe pse jo të gjitha, janë kryer brenda dy vitesh nga koha e hyrjes në fuqi të marrëveshjes. Për shembull akuza janë bërë se Turqia ka nënshkruar marrëveshje të fshehta me disa vende si Azerbajxhani, Shqipëria, Kamboxhia dhe Gabon, ku është raportuar se janë kryer disa veprime.

Raporti sjell në vëmendje gjithashtu faktin se: Në 26 Korrik 2019, gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri, Ministri i Brendshëm turk përsëriti kërkesën për mbylljen e shkollave të administruara nga mbështetësit e Gulenit dhe kthimin e stafit të tyre në  Turqi. Kjo vizitë u parapri nga një notë verbale e 28 Majit 2019, që përmbante emrat dhe numrat e pasaportave për 82 shtetas turq me banim në Shqipëri, dokumentat e të cilëve ishin anuluar në mënyrë arbitrare, me qëllim lehtësimin e arrestimit të tyre dhe deportimin e mundshëm.

Gjithashtu në raport paraqitet rasti i Harun Çelik, i cili u transferua Stamboll nga Shqipëria,  në Janar të vitit 2020 edhe pse thuhej se kishte kërkuar azil.

“Në Korrik të vitit 2019, Harun Çelik u kap në aeroportin e Tiranës me një vizë të falsifikuar kanadeze. Duke ju referuar ligjit për të huajt, gjykata e dënoi atë me 8 vite burg. Dyshohet se autoritetet turke kërkuan deportimin e tij të menjëhershëm, pas të cilit një urdhër dëbimi u lëshua nga Ministria e Brendshme më 1 Janar 2020. Në vend që të lëshohej, Harun Çelik u zhduk dhe nuk dihet se ku u mbajt për disa orë. Ai u çua në Departamentin për Kufirin Rajonal dhe Migrimin ku nuk mund ta apelonte dëbimin. Ndërsa u mor me një makinë të paidentifikuar, disa dëshmitarë rastësorë konfirmuan se ai kishte kërkuar me zë të lartë të drejtën për azil. Pak kohë më pas, avokati i tij mësoi se ai ishte transferuar me një avion të “Air Albania” drejt Stambollit”, thuhet ne raport.

Raporti prej 15 faqesh, mban emrat e raportuesve, Luciano Hazan dhe Felipe González Morales, Fionnuala Ní Aoláin dhe Nils Melzer./Opinion.al

 

Etiketa: gulenmarreveshjeokbraporti


Ju sugjerojmë

Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen
Bota

Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen

5 Shtator, 2025 1:08 pm
18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani
Bota

18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani

5 Shtator, 2025 1:00 pm
Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse
Bota

Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse

5 Shtator, 2025 12:32 pm
Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
Life Style

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

5 Shtator, 2025 12:26 pm
VIDEO/ Messi shkëlqen me dy gola në ndeshjen e fundit para tifozëve të Argjentinës
Sport

VIDEO/ Messi shkëlqen me dy gola në ndeshjen e fundit para tifozëve të Argjentinës

5 Shtator, 2025 11:48 am
Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen
Kronikë

Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen

5 Shtator, 2025 11:28 am
Komiteti Ekzekutiv i UEFA mblidhet në Tiranë, temat që do të diskutohen
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA mblidhet në Tiranë, temat që do të diskutohen

5 Shtator, 2025 11:26 am
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

“Trump do të shkurtojë fondet ushtarake për vendet evropiane që kufizohen me Rusinë”

5 Shtator, 2025 11:01 am
Green Coast, si po ndryshon “lojën” e investimeve në Rivierën Shqiptare
Aktualitet

Green Coast, si po ndryshon “lojën” e investimeve në Rivierën Shqiptare

5 Shtator, 2025 10:49 am
Çfarë pritet të ndodhë pas inicimit të hetimit ndaj Bidenit?
Bota

Joe Biden i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, vijon betejën me kancerin e lëkurës

5 Shtator, 2025 10:06 am
Para
“Rama në 7 vite varfëroi shqiptarët duke u marrë 2.1 miliardë euro”

Masakra e Srebrenicës, Rama: Tentativa për të rishkruar historinë

COVID-19/ Pas dy muajve të vështirë, Italia nga sot lehtëson masat

Italia, 7 viktima dhe mbi 300 të shëruar në 24 orët e fundit

Manastirliu në spitalin e Vlorës: Brenda vitit me reanimacion të ri

Manastirliu në spitalin e Vlorës: Brenda vitit me reanimacion të ri
















TE FUNDIT

Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen

Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen
5 Shtator, 2025

Zv/kryeministrja britanike Angela Rayner dha dorëheqjen. Angela Rayner akuzohet për shmangie taksash dhe deklarim i rremë i transaksioneve detyruese dhe...

Lexo më shumë

18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani

18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani
5 Shtator, 2025

Një student 18-vjeçar nga Kosova, u qëllua me armë zjarri nga policia në Essen të Gjermanisë pasi plagosi me thikë...

Lexo më shumë

Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse

Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse
5 Shtator, 2025

Teksa po fliste në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, Presidenti rus Vladimir Putin tha se çdo trupë e huaj në...

Lexo më shumë

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
5 Shtator, 2025

Qelizat e gjakut njerëzor që u dërguan në hapësirë ​​filluan të humbisnin aftësinë e tyre për të krijuar qeliza të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com