Politikë

Raporti i OBSH, reagon PD: Shqipëria sërish e fundit me Edi Ramën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:34 - 24/08/20 |
Al Do

Partia Demokratike ka reaguar pas të dhënave të fundit të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas OBSH, Shqipëria, ka vetëm 12 mjekë për 10 mijë banorë, shifër që është më e ulëta në Europë.

LEXO EDHE – Shqipëri/ Numri më i ulët i mjekëve, ja kalojmë vetëm Afrikës dhe Indisë

Ish-deputeti Bardh Spahia sistemi i shëndetësisë është në gjedjen më të ulët si pasojë e qeverisjes dhe vë theksin tek koncesionet të cilat i cilëson korruptive.

Shqipëria e fundit, sërish e fundit dhe vetëm e fundit me Edi Ramën. Shëndetësia është në pikën e saj më të ulët, e keqfinancuar për t’u shërbyer qytetarëve, sepse qeveria po paguan miliona euro për koncesionet korruptive. Shëndetësia e Edi Ramës është më keq se të gjithë në rajon. Një dështim gjigand që kushton jetë, rrjep xhepat e qytetarëve, largon mjekët dhe infermierët.”, shkruan Spahia.

Ai ka ndarë edhe një video të kryeministrit Rama gjatë fushatës zgjedhore ku premtonte standarde europiane për shëndetësinë shqiptare. Premtimeve të kryeministrit Rama, Spahia i vë përballë shifrat e fundit të OBSH-së dhe FMN-së sipas të cilës Shqipëria është vendi që investon më pak për mjekësinë në rajon në raport me PBB./Opinion.al

Pas