Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish lidhur me raportin e fundit të Transparency International, ku theksohej se Shqipëria ka pësuar rënie me një pikë për sa i përket korrupsionit.
Në një reagim në llogarinë e tij në “Twitter”, Basha shkruan se pa zgjedhje të lira e të ndershme, Shqipëria do të mbetet një na vendet më të korruptuara në botë.
“Ajo që kemi thënë gjatë gjithë kohës, madje edhe më të bindur që nga 25 prilli, tashmë është e qartë për të gjithë. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shqipëria do të mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë. Zgjedhje të lira duhet të jetë qëllim i gjithë shqiptarëve që ardhmja e tyre të jetë më e mirë”,-shkruan Basha në reagimin e tij në Twitter./Opinion.al