Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i KE/Në Shqipëri asnjë akt korrupsioni nuk është dënuar si krim i rëndë

2023/08/02 at 4:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Raporti i KE/Në Shqipëri asnjë akt korrupsioni nuk është dënuar si krim i rëndë

Komisioni Europian: Korrupsioni në Shqipëri është i përhapur në të gjitha degët e pushtetit qendror dhe atij lokal dhe përbën një shqetësim serioz në rrugën e saj drejt hyrjes në BE.


Raporti i sapo publikuar i Komisionit Evropian “Shqipëria Screening 2023” paraqet vlerësimin e tij për situatën në Shqipëri pas përfundimit të raundit të parë të bisedimeve Shqipëri-BE lidhur përparimin drejt standardeve që kërkon anëtarësimi, që nga hapja e negociatave në korrik 2022.

Sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian (KE) Shqipëria paraqitet me një përgatitje të moderuar dhe me përputhje të pjesëshme të legjislacionit të saj me atë të BE në disa sektorë dhe në nivel të lartë në sektorë të tjerë ku lë për të dëshëruar zbatimi i ligjeve.

Korrupsioni i zyrtarëve të lartë i paklasifikuar si krim i rëndë

“Kuadri legjislativ dhe institucional i Shqipërisë për anti-korrupsionin është pjesërisht në përputhje me legjislacionin e BE. Masat kundër korrupsionit vazhdojnë të kenë, në përgjithësi një ndikim të kufizuar në sektorë te tillë të cënueshëm si infrastruktura publike, kadastra, të drejtat pronësore, doganat, taksat, administrate publike, arsimi, shëndetësia, prokurimet publike dhe kontratat Partneritet Publik-Privat.

Ndaj zyrtarëve të lartë ka patur disa dënime përfundimtare për akuzat për korrupsion por deri më tani asnjë dënim nuk i është referuar klasifikimit të akteve të korrupsionit si krim i rëndë, ” theksohet në raportin e KE.

Sipas raportit “Shqipëria është pjesërisht në linjë me direktivën e BE, të Parlamentit dhe Këshillit Evropian për luftën kundër mashtrimit”.

“Ekzistojnë dispozita për sekuestrimin dhe konfiskimin e fitimeve të ardhura nga një vepër penale. Shqipëria do të duhet të zbatojë plotësisht direktivën e BE për ngrirjen dhe konfiskimin e instrumenteve dhe produkteve të krimit, të rrisë koherencën e kuadrit ligjor dhe institucional për parandalimin e korrupsionit dhe integritetin e zyrtarëve publikë , sidomos atyre të nivelit të lartë,” rekomandon KE në raportin e sipërpërmendur.

KE vlerëson që përparimi i Shqipërisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivel të lartë nuk është vendimtar.

“Duhet të arrihet një histori solide në luftën sistematike kundër korrupsionit, veçanërisht. të atij në nivel të lartë, duke përfshirë konfiskimin përfundimtar të aseteve. Sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve kriminale që rezultojnë nga veprat penale të lidhura me korrupsionin është ende mjaft i kufizuar. Shumat e pasurisë së sekuestruar nuk pasqyrohen në shumat e konfiskuara. Progres është bërë në masën e procedurave të konfiskimit por pa dënim sipas ligjit Anti-Mafia. Rezultatet për sekuestrimin dhe konfiskimin jashtë vendit gjithashtu duhet të përmirësohen,” i rekomandon KE Shqipërisë..

SPAK-u duhet të forcohet dhe konsolidohet

Që kjo të arrihet KE rekomandon forcimn dhe konsolidimin e kapaciteteve operacionale dhe njerëzore të Strukturës së Posacme Anti-Korrupsion,(SPAK) dhe Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKK).

“SPAK duhet të ketë një qasje proaktive për të luftuar korrupsionin në nivel të lartë. Shqipëria duhet të sigurojë që SPAK të ketë akses në të gjitha bazat e të dhënave perkatese dhe bashkëpunim mes prokurorëve, hetuesve dhe autoriteteve shtetërore për të trajtuar në mënyrë efektive korrupsionin. SPAK ka nevojë për një sistem modern të menaxhimit të çështjeve dhe mbledhjen elektronike të të dhënave , që aktualisht bëhet manualisht,” thekson KE.

Sipas vlerësimit të KE , edhe pse janë dhënë disa dënime përfundimtare për akuzat për korrupsion kundër zyrtarëve të lartë “ka mospërputhje midis numrit të hetimeve dhe numrit të dënimeve përfundimtare”.

“Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë duhet të mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit,” vë në dukje KE..

Kadastra – pa masa efektive kundër korrupsionit

E drejta e pronës edhe pse e sanksiunar në Kushtetutë për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve të Shqipërisë mbetet ende në letër, e parealizuar në praktikë. KE në raportimin e tij „Shqipëria -Screening 2023″ ndalet tek roli që luan korrupsioni në Kadastra në mohimin e të drejtës së pronësisë.

Situata e rënduar lidhur me të drejtën e pronës paraqitet përmes të dhënash alarmante të tilla si 7 mijë kërkesa të pashqyrtuara për kthimin e pronës tek pronarët dhe 4 mijë vendime të pazbatuara të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ku qytetarët e Shqipërisë kanë ҫuar çështjet e tyre të pronës, kur gjykatat vendase me vendimet e tyre kanë shkelur të drejtën e pronësisë. Rreth 500 mijë prona figurojnë te paregjistruara dhe 80 përqind e të dhënave për pronat e regjistruara janë të pasakta.

“Ka shqetësime për raportime lidhur me korrupsionin në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Kjo agjensi duhet të adresojë urgjentisht korrupsionin dhe parregullsi të tjera që lidhen me regjistrimin e pronave dhe të vendosë standarde të larta të transparencës. Shqipëria duhet të sigurojë që të respektohet e drejta për një gjykim të drejtë dhe zgjidhje efektive të së drejtës së pronësisë, ” thekson KE.

Trafikimit të qenieve njerëzore

KE konstaton që qytetarët e Shqipërisë trafikohen në vendet fqinje dhe shtetet anëtare të BE për shfrytëzim seksual, punë dhe kriminalitet të detyruar.

“Fëmijët e vendosur në institucione dhe fëmijët nga komuniteti rom dhe egjiptian janë veçanërisht të cenueshëm ndaj trafikimit” thekson raporti.

Sipas KE identifikimi i viktimave të mundshme brenda territorit shqiptar apo ndër emigrantët që hyjnë në vend është i pamjaftueshëm. Korniza e përmirësuar legjislative për viktimat, ende nuk është zbatuar. Numri i dënimeve përfundimtare për trafikim të qenieve njerëzore është shumë i ulët dhe Shqipërisë i nevojitet një historik në këtë fushë, thekson raporti.

Procesi i screening për Shqipërië dhe Maqedoninë e Veriut filloi menjëherë pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Këshillit Europian dhe hapjes së negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet në korrik të vitit të kaluar./DW



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Horror në kupën Libertadores, legjenda e Realit i thyen këmbën kundërshtarit

Horror në kupën Libertadores, legjenda e Realit i thyen këmbën kundërshtarit

U gjet e vdekur poshtë urës së ‘Dajlanit’,policia:U vra me thikë, shoqërohen 17 persona

U gjet e vdekur poshtë urës së ‘Dajlanit’,policia:U vra me thikë, shoqërohen 17 persona

Kalendari i Superiores

Kalendari i Superiores
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com