Shqipëria vazhdon të jetë një vend me një demokraci pjesërisht të lirë.
Ky është konstatimi që nxjerr raporti i fundit i Freedom House, ku vendi ynë renditet së bashku me vende të rajonit si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë Hercegovina por edhe si Pakistani, Ukraina, Kirgistani etj.
Sipas raportit, nga 195 vende të marra në konsideratë, 86 janë të lirë, 59 pjesërisht të lira dhe 50 jo të lira.
Përsa i përket rajonit, nëse Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, i vetmi vend që ka bërë regres është Serbia, që nga vend i lirë, ka rrëshkitur në një vend pjesërisht jo të lirë.
Kjo për shkak të parregullsive në zgjedhje si dhe dhunën ndaj gazetarëve. D.l