Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë shkëmbyer përsëri replika mes tyre në lidhje me votimin e raportit të Dick Marty në Këshillin e Europës.
Pas deklaratës së Presidencës, Rama i kërkoi përsëri Metës pse ai së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha votuan pro këtij raporti.
Po ashtu, kryeministri i kërkon presidentit që të mos e “lëshojë” gjuhën kur flet për dëshmorët se i turpëron.
LEXO EDHE: Deklarata e Ramës për raportin e Dick Marty, Presidenca: Fyes i ndyrë i…
“Ilir nuk mbulohet dielli me shoshë as e vërteta me lehje e me dehje!Ti duhet t’ia shpjegosh popullit pse e votove pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, bashkë me Saliun!(Dhe meqë pretendon se i do shumë dëshmorët mos e lësho gjuhën jashtë kontrollit se i turpëron keq)”-shkruan Rama.
Kujtojmë se referuar raportit të Dick Marty janë ngritur akuza ndaj drejtuesve të UÇK, të cilët po përballen me drejtësinë në Hagë./ Opinion.al