Aktualitet

Raporti i Dick Marty, Manja: Kanë ardhur dy dokumente sekrete nga SHISH


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:53 - 05/02/21 |
Doriana Çepunaj

Këtë të premte është mbledhur Komisioni i Posaçëm Parlamentar për gjetjet e raportit të “Dick Marty”.

Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e komisionit Kryetari i Komisionit Ulsi Manja deklaroi se janë dorëzuar dokumentacionet e kërkuara nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Jashtme. Më tej, Manja tha se janë depozituar edhe dy dokumente sekrete nga SHISH dhe nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

‘’Prokuroria e Përgjithshme ka depozituar materialin e kërkuar nga ana jonë. Më 13 janar 2021, ka depozituar materialin e kërkuar MEPJ. Po ashtu më 20 janar 2021 ka depozituar materialin Ministria e Drejtësisë, dhe më 26 janar 2021 Ministria e Brendshme.

Po ashtu janë vënë në dispozicion edhe dy materiale, për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror. Një material nga SHISH, në dy kopje, po ashtu dhe një material nga MEPJ në datën 15 janar, një kopje.’’- tha Manja./Opinion.al

 

Pas