Aktualitet

Raporti i Dick Marty, Begaj:Asnjë raport i trilluar nuk njollos gjakun e shqiptarëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:15 - 15/08/22 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare, në Kosovë në detyrën e kreut të shtetit.

Gjatë një konferencë të përbashkët me homologen e tij, Vjosa Osmani, Begaj u shpreh se Kosova dhe Shqipëria, gëzojnë të njëjtin vizion dhe aspirata, që është e ardhmja në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ai shtoi se do të ketë reforma integruese, thelbësore për stabilitetin rajonal, për të mbështetur mirëqenien dhe paqen në rajon.

Një koment Begaj dha edhe për raportin e Dick Marty duke thënë se UÇK është faqe e ndritur e historisë së përbashkët që bën krenar çdo shqiptar. Ndër të tjera ai u shpreh se raportet e trilluara nuk do njollosin gjakun e shqiptarëve.

“UÇK-ja përbën një faqe të ndritur të historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar. Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijimin e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, flamurit dhe identitetit kombëtar nuk do të arrijë kurrë të zbehë këtë trashëgimi të lavdishme.  Ndamë sot të njëjtin qëndrim me Presidenten Osmani se Kosova dhe Shqipëria, jo vetëm gëzojnë këtë lidhje të pazgjidhshme vëllazërore e strategjike, por edhe të njëjtin vizion dhe aspirata, të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha Begaj.

 

 

Pas