Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i DASH/ Deputetja e PD: Investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes 

2024/07/19 at 12:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i DASH/ Deputetja e PD: Investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes 

Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar pas publikimit të raportit të DASH, duke theksuar se “investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes”. 

Në një deklaratë për mediat, deputetja demokrate teksa i referohet raportit thotë se korrupsioni në sektorin publik, por edhe në drejtësi është një problem kyç. 

Ajo thekson se raporti amerikan nuk lë pa cekur as plagën e shpopullimit. 

“Për herë të parë një shqetësim i tillë ngrihet kaq hapur. Emigrimi i të rinjve dhe i profesionistëve ka në bazë korrupsionin e qeverisë. Është një revoltë e heshtur për të refuzuar këtë sistem të kalbur, ku bëjnë përpara vetëm ata që i shërbejnë pushtetit në mënyrë të paligjshme dhe të pandershme”, thote deputetja. 

 Sipas deputetes Çupi, një qeveri teknike, që përgatit zgjedhje të lira është interesi më i lartë i shqiptarëve. 

Deklarata  

Në skanerin e fundit të Departamentit të Shtetit Amerikan, qeveria e Edi Ramës, rezulton, jo për herë të parë, si ndër më të korruptuarat. Biznesi në Shqipëri, thuhet në raport, operon në një mjedis të rrezikshëm për shkak të korrupsionit. 

Propaganda e qeverisë nuk e fsheh dot problemin e madh të mungesës së konkurrencës së ndershme për shkak të tenderave korruptivë të paracaktuar. 

Siç thekson raporti, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Korrupsioni në sektorin publik, në drejtësi, në prokurimet publike, konkurenca e pandershme, informaliteti shumë i përhapur në ekonomi, janë ndër problemet kyçe. 

Me Edi Ramën kryeministër gjithçka është vendosur në dispozicionin e pushtetit personal, që nga shteti i kapur në çdo hallkë, deri tek krimi i organizuar, që mbetet aleati kryesor i qeverisjes këta 12 vjet. 

Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se faktorët që dëmtojnë më shumë konkurrencën në treg janë trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni. ‘Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Investitorët raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar, që vonon dhe parandalon investimet në Shqipëri’, – shkruan raporti. Po aty theksohet se PPP-të janë një nga mënyrat më të përdorura të qeverisë për kontratat korruptive, që kanë ulur mundësitë për konkurrencë në treg. 

Raporti amerikan nuk lë pa cekur as plagën e shpopullimit: ‘Emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesë të fuqisë punëtore që ndikon në perspektivat e investimeve.’ 

Për herë të parë një shqetësim i tillë ngrihet kaq hapur. Emigrimi i të rinjve dhe i profesionistëve ka në bazë korrupsionin e qeverisë. Është një revoltë e heshtur për të refuzuar këtë sistem të kalbur, ku bëjnë përpara vetëm ata që i shërbejnë pushtetit në mënyrë të paligjshme dhe të pandershme. 

Ka një mënyrë për t’i dhënë fund korrupsionit kapilar, që nis nga maja e qeverisë. Janë zgjedhjet e lira, të pandikuara nga korrupsioni qeveritar dhe partneri i tij kryesor, krimi i organizuar. 

Një qeveri teknike, që përgatit zgjedhje të lira është interesi më i lartë i shqiptarëve. 

Shqiptarët meritojnë një qeveri të pakorruptuar, që respekton rregullat e ekonomisë së tregut, që ndëshkon krimin dhe i hap derën kthimit në Shqipëri të mijëra të rinjve dhe mijëra profesionistëve të larguar nga aleanca mes krimit të organizuar dhe narko-qeverisë. 

Ju sugjerojmë

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi
Aktualitet

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

8 Janar, 2026 4:36 pm
Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar
Rajoni

Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar

8 Janar, 2026 4:33 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Begaj për përmbytjet: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave për evakuimin

8 Janar, 2026 3:56 pm
Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF
Sport

Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF

8 Janar, 2026 2:40 pm
Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat
Bota

Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat

8 Janar, 2026 2:26 pm
PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët
Aktualitet

PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët

8 Janar, 2026 2:19 pm
Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
Bota

Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje

8 Janar, 2026 2:17 pm
Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës
Aktualitet

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës

8 Janar, 2026 1:46 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Përmbytjet/ Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave, çfarë pritet të diskutohet

8 Janar, 2026 1:43 pm
Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë
Kryesore

Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë

8 Janar, 2026 1:12 pm
Para
Ministri Balla thirrje deputetëve: Merrni shembull… Bëhuni zjarrfikës vullnetar

Ministri Balla thirrje deputetëve: Merrni shembull... Bëhuni zjarrfikës vullnetar

Ambasadorja e Zvicrës në Lin: Vendimi për votën e emigrantëve duhet marrë nga të gjitha partitë politike

Ambasadorja e Zvicrës në Lin: Vendimi për votën e emigrantëve duhet marrë nga të gjitha partitë politike

“Pse në Lezhë ka vetëm drejtorë që arrestohen?”/ Balla-Metaliajt: Ja fusni kot sa herë flisni

“Pse në Lezhë ka vetëm drejtorë që arrestohen?”/ Balla-Metaliajt: Ja fusni kot sa herë flisni

TE FUNDIT

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi
8 Janar, 2026

Rreth 90 banorë janë janë evakuar nga Katundi i Ri dhe Sukthi. Mësohet se personat e evakuar janë strehuar në...

Lexo më shumë

Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar

Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar
8 Janar, 2026

Autoritetet kosovare kanë arrestuar 39 persona të enjten gjatë bastisjeve në të gjithë vendin si pjesë e një hetimi kundër...

Lexo më shumë

Begaj për përmbytjet: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave për evakuimin

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
8 Janar, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend. Presidenti i Republikës...

Lexo më shumë

Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF

Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF
8 Janar, 2026

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior (Silvinjo), si edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com