Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i Antidrogës italiane: Rritet sasia e marijuanës që vjen nga Shqipëria. Në 2017 kapëm 41 ton

2018/07/12 at 9:59 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i Antidrogës italiane: Rritet sasia e marijuanës që vjen nga Shqipëria. Në 2017 kapëm 41 ton

“Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane”. Pohimi vjen nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, e cila sapo ka publikuar “Raportin Vjetor” në lidhje me vitin 2017.


“Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”, vlerëson raporti duke shtuar se “trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri. Raporti përmend rastin se në 2017 “të konfiskimit më të madh të kryer ndonjëherë, në rajonin e Marche-ve, të barabartë me 8 ton marijuanë, të cilat kishin si destinacion Europën Veriore”.

Raporti i antidrogës italiane vlerëson se “për më tepër klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit në kultivimin e marijuanës dhe trafikimit të saj”. Sipas dokumentit, ato përdorin bimë me rendiment të lartë dhe metodat gjithnjë e më të larmishme të fshehjes, kultivimit dhe transportimit në brigjet italiane. Nisur nga përmasat e trafikut, sipas Raportit “grupet e krimit shqiptar konkurojnë me organizata të tjera kriminale për kontrollin e pjesëve të rrugëve të trafikimit që arrijnë në Itali, si dhe për menaxhimin e rrjeteve të shpërndarjes së drogës . Nga të dhënat e raportit shqiptarët zinin vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës me 25 nga 94 gjithësej. Pas tyre vijnë rrjetet nga Gambia dhe Maroku.

Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste. Raporti i Antidrogës italiane vlerëson se “rrugët e trafikut të drogës që çojnë drejt kufijve të shtetit italian mbetën të pandryshuara. Shumica e drogave të konfiskuara, afërsisht 95% u kapën jashtë vijës bregdetare, në ujërat territoriale dhe përgjatë kufijve detarë”, vlerëson raporti.

Në zonat kufitare lidhur me trafikun e marijuanës shënohet edhe numri më i madh i shqiptarëve të arrestuar, 41 persona nga 93 të huaj të ndaluar në kufijtë italianë përgjatë vitit 2017 me ngarkesa marijuane.

Por grupet shqiptare nuk e kanë kufizuar aktivitetin e tyre vetëm në trafikun e marijuanës. Raporti i Antidrogës italiane shpreh shqetësimin se “së bashku me ‘Ndrangheta’ në Kalabri, e cila falë një rrjeti kompleksish të lidhjeve ndërkombëtare ka ende një rol kyç në trafikimin e kokainës në Itali, gjatë vitit 2017, dolën në pah, disa grupe të ashpra të krimit të huaj, të përbërë nga shtetas marokene, nigerianë dhe shqiptarë. Veçanërisht këta të fundit, si dëshmi e një hopi cilësor në aftësitë e tyre operative, konkurrojnë me grupimet e tjera kriminale, kontrollin e segmenteve të rrugëve të trafikut në Itali dhe drejtimin e rrjeteve të shpërndarjes në territorin kombëtar të substancave kryesore narkotike”.

Sipas shifrave të publikuara në raport shtetasit shqiptarë vijnë të dytët në personat e huaj të arrestuar për trafik dhe shpërndarje të kokainës (me rreth 1.100 persona të arrestuar) . Raporti vlerëson se nga 14,000 persona të huaj që janë përfshirë në vepra të drogës në Itali përgjatë vitit 2017, nga të cilt janë arrestuar më shumë se 10 mijë, rreth 2.000 persona kanë qenë nga Shqipëria

Raporti i policisë italiane vë në dukje shtrirjen e aktivitetit edhe në Europë të grupeve shqiptare të cilat “renditen mes atyre më aktive, sa i përket mundësive operative, duke nisur nga aftësitë e kontrollit në fazën e zbarkimit dhe tërheqjes së furnizimit në portet hollandeze dhe belge, të përdorura për futjen në Europë të kokainës, duke shfrytëzuar aftësitë e infiltrimit në strukturat logjistike dhe portuale të lëvizjeve të kontenierëve. Hetimet – sipas Raportit – kanë dokumentuar organizimin kapilar të rrjetit të shpërndarjes së kokainë në territorin europiane që lidhet me organizata kriminale shqiptare, si dhe mundësitë e mëdha në mjete dhe persona që përdoren për këtë qëllim”.

/Zeri i Amerikes

Etiketa: 2017antidrogamarijuanaraportraportishqiperia


Ju sugjerojmë

Evis Sala, Ministrja e re e Shëndetësisë
Aktualitet

Evis Sala, Ministrja e re e Shëndetësisë

11 Shtator, 2025 1:03 pm
700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat
Aktualitet

Kumbaro tek Ministria e Arsimit, një emër i ri tek mjedisi

11 Shtator, 2025 1:01 pm
Rama ironi me PD: Kemi më shumë deputetë të rinj, sa çka në total trupa e humbësve
Aktualitet

Spiropali tek Ministria e Jashtme, Gonxhja tek turizmi, rikonfirmohet Petrit Malaj

11 Shtator, 2025 12:57 pm
Albana Koçiu, kush është ministrja e re e Shëndetësisë?
Aktualitet

Albana Koçiu, Ministre e Brendshme

11 Shtator, 2025 12:50 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Prezantimi i qeverisë së re, Balluku në të njëjtat funksione

11 Shtator, 2025 12:49 pm
Rama njofton riformatim edhe për komisionet parlamentare
Aktualitet

Rama njofton riformatim edhe për komisionet parlamentare

11 Shtator, 2025 12:26 pm
Rama zgjedh Niko Peleshin në krye të Kuvendit
Kryesore

Rama zgjedh Niko Peleshin në krye të Kuvendit

11 Shtator, 2025 12:11 pm
Rama propozon ndryshimin e Kushtetutës: Numri i deputetëve të ulet në 101
Kryesore

Rama propozon ndryshimin e Kushtetutës: Numri i deputetëve të ulet në 101

11 Shtator, 2025 11:43 am
Rama ironi me PD: Kemi më shumë deputetë të rinj, sa çka në total trupa e humbësve
Kryesore

Rama ironi me PD: Kemi më shumë deputetë të rinj, sa çka në total trupa e humbësve

11 Shtator, 2025 11:39 am
Rama i hap rrugë zgjedhjeve në Tiranë, propozon Manastirliun
Kryesore

Rama i hap rrugë zgjedhjeve në Tiranë, propozon Manastirliun

11 Shtator, 2025 11:21 am
Para
Doni të dini se çfarë ka në zemër shenja juaj e horoskopit, zbulojeni

Këtyre shenjave horoskopi mos i besoni kurrë zemrën

Vasili sulmon zyrën e BE në Tiranë: Hesht e bën piknik kur duhet të flasë

Marijuana/ Vasili: Antidroga italiane demaskoi qeverinë shqiptare dhe ambasadorët

Toyota Yaris me miliona euro, ja çfarë deklaroi pronari i firmës që solli makinat në Shqipëri

Toyota me 3.4 milionë euro, mbeten në burg 4 të arrestuarit, avokati: Prokuroria është konfuze
















TE FUNDIT

Evis Sala, Ministrja e re e Shëndetësisë

Evis Sala, Ministrja e re e Shëndetësisë
11 Shtator, 2025

Profesore Evis Sala do të jetë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, duke lënë Italinë. Kështu e ka prezantuar kryeministri...

Lexo më shumë

Kumbaro tek Ministria e Arsimit, një emër i ri tek mjedisi

700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat
11 Shtator, 2025

Mirela Kumbaro do të jetë në krye të Ministrisë së Arsimit, duke lënë tashmë ministrinë e Turizmit. Ndërkohë në krye...

Lexo më shumë

Spiropali tek Ministria e Jashtme, Gonxhja tek turizmi, rikonfirmohet Petrit Malaj

Rama ironi me PD: Kemi më shumë deputetë të rinj, sa çka në total trupa e humbësve
11 Shtator, 2025

Vazhdon prezantimi i qeverisë nga Kryeministri Rama. Elisa Spiropali do të jetë Ministre e Jashtme, ndërkohë që Petrit Malaj rikonfirmohet...

Lexo më shumë

Albana Koçiu, Ministre e Brendshme

Albana Koçiu, kush është ministrja e re e Shëndetësisë?
11 Shtator, 2025

Albana Koçiu do të jetë në detyrën e Ministres së Brendshme, ku ka zëvendësuar në këtë post ish-ministrin Ervin Hoxha.

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com