Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti BB: Shqipëria kampione në Rajon për koncesionet, janë me risk për ekonominë

2016/10/06 at 11:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti BB: Shqipëria kampione në Rajon për koncesionet, janë me risk për ekonominë

Për shkak se janë të lidhura me stabilitetin fiskal të vendit, Banka e Botërore për herë të parë këtë vit mori në studim ecurinë e Koncesioneve me Partneritet Publik Privat në Shqipëri, në raportin e posaçëm “Standardet dhe Rregullat e Prokurimeve të PPP–ve 2017”.


Raporti e vlerëson Shqipërinë në të katër fushat përkatësisht: Përgatitja e PPP-ve 67 pikë. Prokurimi i PPP-ve 78 pikë. Menaxhimi i propozimeve të pakërkuara (USPS) 75 pikë dhe Menaxhimit të Kontratave 55 pikë.

Sipas raportit, Shqipëria ka marrë vlerësim të lartë për shkak se në renditjen e PPP (një formë investimi ku shteti dhe privati bëhen bashkë për të kryer një shërbim apo investim) pasi në shumë vende nuk e aplikojnë këtë lloj koncesioni.

Kjo praktikë e vonë edhe në vende të zhvilluara vlerësohet me rrisk për shtetin dhe për privatin, pasi kushtet e të bërit biznes mund të ndryshojnë gjatë viteve të koncesionit.

Në raport me vendet e rajonit si Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria dhe Rumania, Shqipëria rezulton me vlerësime më të larta në fazën e përgatitjes së projekteve, trajtimit të propozimeve të pakërkuara, ndërkohë që Rumania nuk i ka të rregulluara këto të fundit, dhe menaxhimit të kontratave të PPP.

Duke llogaritur mesataren e pikëve për secilin vend në këtë grup, Shqipëria renditet në vendin e dytë duke lënë pas shtete si Rusia, Turqia, Bullgaria etj. Ndërsa duke konsideruar të 82 ekonomitë e vlerësuara, Shqipëria renditet në vendin e 14.

Në fazën e përgatitjes së projekteve ku Bosnjë-Hercegovina është vlerësuar me 58 pikë, Bullgaria me 46 pikë, Rumania me 35 pikë.

Për trajtimit të propozimeve të pakërkuara ku Bosnjë-Hercegovina është vlerësuar me 50 pikë, Bullgaria me 50 pikë, ndërkohë që Rumania nuk e ka fare të rregulluar në legjislacionin e saj mundësinë e identifikimit të projekteve të PPP, nga sektori privat.

Ndërsa për menaxhimin e kontratave të PPP ku Bosnjë-Hercegovina është vlerësuar me 41 pikë, Bullgaria me 68 pikë, Rumania me 51 pikë. Sipas këtij raporti, rezulton gjithashtu që jo të gjithë shtetet, kanë një kuadër ligjor që rregullon fushën e PPP. Vetëm 49% e tyre ku përfshihet dhe Shqipëria, kanë dispozita ligjore dhe për Koncesionet dhe PPP. Shtete të tjera të rajonit siç është dhe Rumania, nuk kanë dispozita të veçanta që rregullojnë PPP, por i trajtojnë ato si pjesë e legjislacionit për Prokurimin Publik.

Rezultatet e analizës janë paraqitur në një shkallë nga 0 deri 100.

Ekonomitë në krye të listës (ato që i afrohen më shumë 100) konsiderohen të kenë një kuadër rregullator të PPP–ve, të konsoliduar dhe me standarde të njohura ndërkombëtarisht si praktikat të mira.

“Standardet dhe Rregullat e Prokurimeve të PPP–ve 2017” është përpjekja e parë për të mbledhur dhe për të paraqitur të dhëna të krahasueshme dhe vepruese në prokurimin e PPP-ve në një shkallë të madhe, duke siguruar një vlerësim të kuadrit rregullator dhe praktikave të njohura që rregullojnë prokurimin e PPP-ve në ekonomitë e 82 vendeve.

Raporti evidenton që Projektet e Partneritetit Publik Privat (PPP) në nivel global këto vitet e fundit kanë shënuar ecuri pozitive duke u konfirmuar si një instrument shumë i rëndësishëm në konsolidimin e infrastrukturës. /Monitor



Ju sugjerojmë

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

12 Qershor, 2026 4:02 pm
Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë
Kronikë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë

12 Qershor, 2026 3:34 pm
Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
Bota

Shtëpia e Bardhë përgatitje për 80 vjetorin e Trump, 60 mln dollarë për arenën UFC

12 Qershor, 2026 3:31 pm
Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje
Bota

Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje

12 Qershor, 2026 3:00 pm
U kap i armatosur duke ruajtur parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari
Kronikë

U kap i armatosur duke ruajtur parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari

12 Qershor, 2026 2:53 pm
Tarifat doganore, BE: SHBA-të duhet të respektojnë marrëveshjen
Bota

BE-ja me rregulla të reja për emigracionin, çfarë ndryshon për azilkërkuesit

12 Qershor, 2026 2:47 pm
Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi
Sport

Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi

12 Qershor, 2026 2:42 pm
Ukraina kërkon 20 miliardë dollarë të tjera nga aleatët
Bota

Ukraina kërkon 20 miliardë dollarë të tjera nga aleatët

12 Qershor, 2026 2:40 pm
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vjet burg
Bota

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me 30 vjet burg

12 Qershor, 2026 2:37 pm
Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA
Kryesore

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA

12 Qershor, 2026 1:35 pm
Para
Fotolajm/ Provokon Stresi, shfaq hapur marihuanën në këngën “King” të Ledrit

Fotolajm/ Provokon Stresi, shfaq hapur marihuanën në këngën "King" të Ledrit

Fotolajm/ Ja çfarë pite po përgatit mamaja e Rita Oras

Fotolajm/ Ja çfarë pite po përgatit mamaja e Rita Oras

Foto lajm/ “Plisat” ngren banderolën në nder të tifozit që humbi jetën në Shkodër

Foto lajm/ “Plisat” ngren banderolën në nder të tifozit që humbi jetën në Shkodër
















TE FUNDIT

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
12 Qershor, 2026

Aleatët evropianë "mund të jenë shumë të dobishëm në të ardhmen." Fjalët e Presidentit Trump në një intervistë të shkurtër...

Lexo më shumë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë
12 Qershor, 2026

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka qenë sot i pranishëm në Gjykatën e Posaçme, duke inspektuar kushtet e...

Lexo më shumë

Shtëpia e Bardhë përgatitje për 80 vjetorin e Trump, 60 mln dollarë për arenën UFC

Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
12 Qershor, 2026

Festa për 80-vjetorin e Donald Trump-it më 14 qershor pritet të hyjë në histori si një nga festimet më të veçanta...

Lexo më shumë

Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje

Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje
12 Qershor, 2026

Këshilli i Evropës i ka bërë thirrje Belgjikës të ndërmarrë masa urgjente për të zgjidhur problemin e mbipopullimit në burgje, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}