Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti /Avokatja e Shtetit: Ja si CEZ ngriti skemën e mashtrimit me mbifaturimin e klientëve të rregullt

2015/10/31 at 4:54 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Raporti /Avokatja e Shtetit: Ja si CEZ ngriti skemën e mashtrimit me mbifaturimin e klientëve të rregullt

CEZ i transferonte paratë e saj jashtë shtetit nëpërmjet  një shoqërie të tretë të quajtur MERCL Consulting, e cila kishte për detyrë mbledhjen e detyrimeve të papaguara nga konsumatorët tariforë dhe jo tariforë. Sipas raportit të përgatitur nga Avokatja e Shtetit në vitin 2013, “bazuar në mënyrën e llogaritjes së të ardhurave të vjelura si dhe në fakte që lidhen me organizimin, numrin e punonjësve, të dhëna këto që kanë ndikim direkt mbi aftësinë e shoqërisë MERCL për të mbledhur efektivisht këto të ardhura, mendojmë se qëndron edhe thelbi i skemës mashtruese që është përdorur nga ortaku çek, me qëllim vjedhjen e shumave të konsiderueshme të parave nga të ardhurat e realizuara, duke mos i shpërndarë këto edhe për ortakun shqiptar dhe në investime të domosdoshme për kryerjen e shërbimit objekt i liçencës së ÇEZ, por duke i transferuar ato në llogari bankare të shoqërisë çeke”. Po cilat është skema e mashtrimit e përdorur? Gjatë afatit të liçensës, ÇEZ sh.a. ka pasur  detyrim të kryejë të gjitha veprimtaritë që kërkohen për përmbushjen e veprimtarisë për të cilën është liçensuar, përfshirë këtu edhe instalimin e matësave dhe sigurimin e shërbimit të tyre. Nga monitorimi periodik ushtruar në “ÇEZ Shpërndarje” sh.a., ERE ka konstatuar shkelje të këtij detyrimi në disa zona. Konkretisht ka rezultuar se kishte 178.765 raste anomalish në matje, të cilat ÇEZ i faturonte me tarifën fikse të shërbimit për leximin zero, prej 200lek /muaj. Prej këtyre abonentëve rezulton se 27,849 abonentë nuk ishin të pajisur me matësa. Kjo situatë e lejuar nga ÇEZ ka shkaktuar humbje shumë të mëdha, pasi përveç detyrimeve të të papaguara tashmë shtohej edhe konsumi i energjisë elektrike i këtyre abonentëve, por që nuk paguanin për konsumin real të saj.Për të fshehur këtë situatë, ÇEZ ka bërë deklarime të rreme në ERE duke pretenduar se 100 % e klientëve të saj kishin të instaluar matës në banesat apo mjediset e tyre. Për të fshehur këtë situatë ÇEZ ngrinte pretendimin se nuk ka pajisur me matës vetëm klientët që janë lidhur me rrjetin e shpërndarjes në mënyrë të paligjshme dhe me të cilët nuk ka nënshkruar një kontratë të rregullt, apo ata të cilët pavarësisht se kanë pasur kontratë, kanë bërë rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike, pasi ajo u është ndërprerë nga ÇEZ. Në fakt një pretendim i tillë sipas Avokates së Shtetit është thjesht tentativë për të fshehur mosveprimin e ÇEZ ndaj kësaj situate, pasi numri 178,765 abonentë pa matës, nuk i referohet subjekteve të tilla , por konsumtatorëve me kontratë të rregullt. Për këto konsumatorë jo të rregullt në shlyerjen e detyrimeve, në kontratën e furnizimit me energji elektrike është e përcaktuar qartë e drejta e furnizuesit që krahas veprimeve për vjeljen e detyrimeve të papaguara, të aplikohet edhe kamatvonesa, të bëhet ndërprerja e furnizimit me energji elektrike, madje edhe të bëhet ekzekutim i detyrueshëm i faturave të cilat, sipas ligjit, përbëjnë titull ekzekutiv. Në asnjë rast nuk parashikohet që ÇEZ të mos pajisë me matës konsumatorët, ose të lejojë faturim aforfe, duke e kthyer këtë në rregull. Ky detyrim i furnizuesit parashikohet edhe në nenin 13.1 të kontratës së Furnizimit me energji elektrike. Po ashtu, në vendimin 104, datë 22.12.2009 Bordi i Komisionerëve të ERE kishte përcaktuar se afati i aplikimit të faturave aforfe, për klientët familjarë të energjisë elektrike që nuk janë pajisur me matës, do të ishte deri me 30.04.2010. kjo do të thotë që nga 1 Maj 2010, “ÇEZ Shpërndarje” sh.a. duhej të kishte bërë pajisjen me matës të energjisë për të gjithë klientët tariforë. “Rregjistrimi në sistemin billing i këtyre konsumatorëve,- vazhdon raporti,- ka rënduar pozitën financiare të shoqërisë, pasi ajo furnizonte këto konsumatorë kundrejt faturimit 0”. Sipas raportit: “Me mosveprimin e tij CEZ jo vetëm ka lejuar humbjen e shumave të konsiderueshme, duke “lejuar me dashje” një përfitim të këtyre konsumatorëve dhe humbje të të ardhurave për shoqërinë, por njëkohësisht e ka agravuar këtë situatë humbjesh duke mos realizuar veprimet për vjelien e tyre. Pavarësisht gjithë këtij kuadri ligjor, ÇEZ nuk ka kryer detyrimet që kishte për të realizuar vjeljen në kohë të detyrimeve të konsumatorëve për konsumin e energjisë elektrike. Në këtë mënyrë, shoqëria ka lejuar humbje të mëdha në realizimin e të ardhurave, humbje që më pas vetë ajo i përdor si argument për mosrealizimin e importit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve, sipas nivelit të njohur nga ERE, për shkak të nivelit të situatës së vështirë financiare. Për të mbuluar këto humbje, nga ana tjetër ÇEZ bënte mbifaturim të abonentëve të tjerë. Disa herë nga Albpetrol sh.a. dhe Ujësjellës-Kanalizime janë paraqitur ankesa lidhur me mbifaturime që i bëheshin në faturat e konsumit të energjisë elektrike duke i kontestuar ato si jo reale.” Nga raportimet periodike që CEZ ka bërë tek ERE dhe monitorimi i vetë kësaj të fundit, ka rezultuar se kompania ka pasur një mosarkëtim total prej rreth 35,5 miliadë lekë, për periudhën 2010-2012. I gjithë ky është dëm ekonomik që i është shkaktuar shtetit shqiptar, si aksioner në shoqërinë “ÇEZ Shpërndarje” sh.a., por ka dëmtuar edhe mënyrën e funskionimit si edhe cilësinë e shërbimit. Kështu duke analizuar ecurinë e investimeve nga ÇEZ Shpërndarje, për periudhën 2010-2012, vërehet ulje drastike e investimeve të realizuara. Nga të dhënat e marra nga monitorimi, ka rezultuar se për vitin 2012 “CEZ Shpërndarje” sh.a. ka realizuar më pak se 7% të planit të miratuar të investimeve si edhe është vërejtur përkeqësim i situatës së furnizimit me energji elektrike, duke sjellë ndërprerje në masë dhe duke lënë pa energji elektrike me mijëra konsumatorë të cilët nuk kishin asnjë përgjegjësi dhe që paguanin rregullisht faturat e konsumit të energjisë.


 

avokatia e shtetit

 



Ju sugjerojmë

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

28 Qershor, 2026 11:34 am
Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit
Kronikë

Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit

28 Qershor, 2026 10:40 am
Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë
Bota

Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë

28 Qershor, 2026 10:24 am
Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit
Kryesore

Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit

28 Qershor, 2026 10:22 am
Rama publikon mesazhin e qytetarit:Kjo protestë më intereson, e shtirjeve më neverit
Aktualitet

Rama publikon mesazhin e qytetarit:Kjo protestë më intereson, e shtirjeve më neverit

28 Qershor, 2026 10:19 am
“The Albanian Files”/ “Bëhu mbret”, Rama sqaron letrën e arkitektit: Ishte ironi
Kryesore

“The Albanian Files”/ “Bëhu mbret”, Rama sqaron letrën e arkitektit: Ishte ironi

28 Qershor, 2026 9:57 am
Kupa e Botës, fituesit e kthejnë dhe marrin një kopje të larë në ar
Sport

Kupa e Botës, fituesit e kthejnë dhe marrin një kopje të larë në ar

28 Qershor, 2026 9:43 am
Para
Dyshime se ISIS rrëzoi avionin rus në Egjipt

Dyshime se ISIS rrëzoi avionin rus në Egjipt

Ja cila është kompania që Basha e akuzoi për lidhje me pushtetin

Kush ka frikë nga e vërteta e Info-Telecom?

Afera, kërcënimi nga Info-Telecom, PD del në mbrojtje të Opinion.al

Afera, kërcënimi nga Info-Telecom, PD del në mbrojtje të Opinion.al

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
28 Qershor, 2026

Përmes një reagimi të ashpër në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka adresuar komentet e një qytetari, duke e cilësuar...

Lexo më shumë

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
28 Qershor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas episodit të sotëm të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama,...

Lexo më shumë

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
28 Qershor, 2026

Ka mbërritur në të paktën 1430 numri i vdekjeve nga dy tërmetet e fuqishme që kanë goditur Venezuelën të mërkurën....

Lexo më shumë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
28 Qershor, 2026

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, pasi dyshohet se në dyqanin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}