Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti/ Avokatja e Shtetit: Ja se si CEZ fikte transformatorët, duke gënjyer me mospagim faturash

2015/10/31 at 5:58 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti/ Avokatja e Shtetit: Ja se si CEZ fikte transformatorët, duke gënjyer me mospagim faturash

 


Avokatia e Shtetit ka publikuar fakte tronditëse se si CEZ vidhte konsumatorët shqiptarë madje i trajtonte ata si të ishin qytetarë të një shteti që nuk ekzistonte. Një ndër këto raste ishte edhe skema se si CEZ stakonte transfomatorët me gjoja mospagimin e faturave, por ku në fakt e gjithë kjo skeme justifikimi fshihte mungesën e investimeve. Ja se si CEZ sillej me konsumatorët duke i ndëshkuar me mungesë energjie. “Nga monitorimi është konstatuar se në Tiranë, në Nënstacionin Uzina Dinamo e Re, në fiderin 254 që del nga ky nënstacion, ishte ulur tarimi i mbrojtjes maksimale nga 240A në 200A dhe si rezultat kishte ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike, duke lënë pa energji elektrike rreth 3.571 konsumatorë. Jo vetëm kaq, por në këtë nënstacion u konstatua se transformatori ekzistues, i dëmtuar, me fuqi 10MË ishte zëvendësuar me një transformator me fuqi 6MË i cili nuk mbulonte kërkesën për energji elektrike. Gjithashtu në zonën e Postribës nga data 27.10.2012 deri me datë 02.11.2012, të gjithë fshatrat e komunës Postribë janë lënë në 90% të kohës pa energji elektrike. Punonjësit e CEZ-Shperndarje kanë mbajtur qëndrimin se energjia është ndërprerë për efekt të mospagesës së faturave të energjisë elektrike në masën 100 % nga banorët e komunës, por pas verifikimit të bërë në zyrën e postës së Postribës ka rezultuar se nga rreth 1700 abonentë që ka komuna, në muajin korrik 2012 kanë paguar faturat e energjisë në postë rreth 400 abonentë . Pavarësisht këtij fakti ÇEZ, në mënyrë abuzive, ka bërë dënim kolektiv të konsumatorëve.  Një rast flagrant ka qenë mbifaturimi i shkollës 8-vjeçare Drisht për muajt Qershor, Korrik, Gusht 2011, me 4000 këh çdo muaj, si dhe faturimi i po kësaj shkolle në muajin mars 2011 me 81428 këh. Nga ÇEZ këto veprime janë justifikuar si të detyrueshme për të shmangur humbjet, për shkak të amortizimit të rrjetit. Në fakt nga kontrollet në magazinat e ÇEZ, Enti Rregullator i Energjisë ka konstatuar se aty nuk ka materiale që duhej të ishin për nevojat që ka për mirëmbajtjen e rrjetit elektrik. Kjo është pikërisht pasojë e mosrealizimit të planit të investimeve që ÇEZ kishte për detyrë të realizonte, i miratuar nga ERE, dhe në funksion të mirëmbajtjes së rrjetit, dhe rritjes së cilësisë së shërbimit.

avokatia e shtetit

 



Ju sugjerojmë

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

28 Qershor, 2026 11:34 am
Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit
Kronikë

Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit

28 Qershor, 2026 10:40 am
Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë
Bota

Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë

28 Qershor, 2026 10:24 am
Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit
Kryesore

Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit

28 Qershor, 2026 10:22 am
Rama publikon mesazhin e qytetarit:Kjo protestë më intereson, e shtirjeve më neverit
Aktualitet

Rama publikon mesazhin e qytetarit:Kjo protestë më intereson, e shtirjeve më neverit

28 Qershor, 2026 10:19 am
“The Albanian Files”/ “Bëhu mbret”, Rama sqaron letrën e arkitektit: Ishte ironi
Kryesore

“The Albanian Files”/ “Bëhu mbret”, Rama sqaron letrën e arkitektit: Ishte ironi

28 Qershor, 2026 9:57 am
Kupa e Botës, fituesit e kthejnë dhe marrin një kopje të larë në ar
Sport

Kupa e Botës, fituesit e kthejnë dhe marrin një kopje të larë në ar

28 Qershor, 2026 9:43 am
Para
Skandali i ilaçeve të rimbursuara, ndalohen 16 persona

Skandali i ilaçeve të rimbursuara, ndalohen 16 persona

Shqiptarët nuk i tremben sallamit,vazhdojne ta konsumojnë akoma atë

Shqiptarët nuk i tremben sallamit,vazhdojne ta konsumojnë akoma atë

Skandali i recetave fiktive/ Kush janë të ndaluarit dhe si e krijoi pronari i “Omega Pharma” skemën e mashtrimit

Skandali i recetave fiktive/ Kush janë të ndaluarit dhe si e krijoi pronari i "Omega Pharma" skemën e mashtrimit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
28 Qershor, 2026

Përmes një reagimi të ashpër në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka adresuar komentet e një qytetari, duke e cilësuar...

Lexo më shumë

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
28 Qershor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas episodit të sotëm të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama,...

Lexo më shumë

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
28 Qershor, 2026

Ka mbërritur në të paktën 1430 numri i vdekjeve nga dy tërmetet e fuqishme që kanë goditur Venezuelën të mërkurën....

Lexo më shumë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
28 Qershor, 2026

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, pasi dyshohet se në dyqanin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}