Bota

Raporti amerikan: Princi i kurorës autorizoi vrasjen e gazetarit Khashoggi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:42 - 27/02/21 |
Opi Nion

Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman “autorizoi” një operacion për të “kapur ose vrarë” gazetarin disident Jamal Khashoggi në tetor 2018, sipas një raporti të inteligjencës amerikane të lëshuar nga administrata e Biden pas deklasifikimit.

Sipas dosjes, bin Salman e pa reporterin si “një kërcënim për mbretërinë” dhe mbështeti gjerësisht “përdorimin e dhunës nëse ishte e nevojshme” për ta bërë atë të heshtë.

Kështu bën me dije raporti i inteligjencës amerikane, i deklasifikuar dhe publikuar, mbi vrasjen e kolumnistit të Ëashington Post, i cili në tetor 2018 u torturua dhe u copëtua nga një ekip agjentësh të Riadit në konsullatën Saudite në Stamboll.

Një operacion i tillë, sipas raportit, nuk do të ishte i mundur pa pëlqimin e princit të kurorës. Dosja mund të rrisë presionin mbi administratën e Biden, për t’i dhënë përgjigje mbretërisë për vrasjen brutale që shënoi reagime nga e gjitha bota.

“Synimi ynë është të rikalibrojmë marrëdhënien, do të ketë një marrëdhënie tjetër me qeverinë Saudite,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki menjëherë pasi u botuan katër faqet e raporti. Biden duhet të balancojë kritikat ndaj Riadit me faktin që Shtëpia e Bardhë e sheh vendin si një partner strategjik.

Ndër të tjera në raport thuhet: “Që nga viti 2017, Princi i Kurorës ka kontroll absolut të organizatave të sigurisë dhe inteligjencës së Mbretërisë, duke e bërë shumë të vështirë që zyrtarët sauditë të kenë kryer një operacion të kësaj natyre pa autorizimin e tij”.

Gjithashtu sepse, nënvizon inteligjenca amerikane, princi e konsideroi Khashoggi “një kërcënim për Mbretërinë dhe ka mbështetur gjerësisht përdorimin e masave të dhunshme, nëse është e nevojshme, për ta heshtur atë”. Më pas renditen 21 emra të sauditëve që do të kishin marrë pjesë në operacionin brutal, ndërsa specifikohet se nuk është e qartë nëse ata e dinin paraprakisht se vrasja do të kishte qenë rezultati, dhe nëse kishin planifikuar të dëmtonin gazetarin.

Raporti erdhi një ditë pas një telefonate midis Biden dhe King Salman, të bëra të ditura nga Shtëpia e Bardhë dhe shtypi i Riadit, por pa përmendur Khashoggi. Ndërkohë, eshtrat e Jamal Khashoggi ende nuk janë gjetur.

Rindërtimi i vrasjes së tij në konsullatën Saudite foli për një duzinë agjentësh sauditë që morën pjesë në tortura dhe vrasje për ta prerë më pas trupin në copa me sharrë. Një regjistrim, kapi britmat e gazetarit. Princi i Kurorës Saudite në vitin 2019 mori “përgjegjësinë e plotë”, për faktin që vrasja kishte ndodhur nën kontrollin e tij, por mohoi ta kishte urdhëruar atë.

Në vend të kësaj, autoritetet fajësuan një grup të agjentëve jashtë kontrollit, ndërsa gjykatat Saudite vitin e kaluar raportuan se dënuan tetë shtetas sauditë me burg, por askush prej tyre nuk u identifikua./Opinion.al

Pas