Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh se raporti se një rast me koronavirus në Francë është regjistruar në dhjetor, shumë më herët seç është menduar deri më tani, nuk është befasues.
“Është po ashtu e mundur që të gjenden edhe raste të tjera të mëparshme”, u shpreh zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier.
OBSH iu bëri thirrje vendeve të tjera që të hulumtojnë nëse kanë pasur raste me koronavirus në fund të vitit 2019.
“Kjo do t’i jepte botës një pamje të re dhe më të qartë të shpërthimit të koronavirusit”, tha Lindmeier.
Një pacient i cili fillimisht ishte diagnostikuar me pneumoni, më 27 dhjetor pranë Parisit, dyshohet se ka pasur në fakt koronavirus. Por, sipas konfirmimeve zyrtare, tre rastet e para me koronavirus në Francë janë regjistruar më 24 janar./Opinion.al