Ka lindur Luna, vajza e Rocio Munoz Morales dhe Raoul Bova. Të dy aktorët kanë kurorëzuar kështu lidhjen e tyre të dashurisë me bekimin e një vajzë. Raoul Bova dhe e dashura e tij Rocio u njohën në vitin 2011 në setin e një filmi që fliste për tradhti në pushime. Ajo ishte një 23 vjeçare e bukur spanjolle dhe ai një aktor i bukur me diferencë 17 vjeçare, mbi të gjitha baba i dy djemve nga martesa me Chiara Giordano.