Sergio Ramos ka thyer një tjetër rekord me fanellën e përfaqësueses spanjolle. Goli përballë Rumanisë ishte i 21-ti, duke bërë që të futet në dhjetëshen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave për Spanjën.
Kapiteni i “La Roja”-s ka lënë pas ish-sulmuesin legjendar Telmo Zarra. Askush tek Iberikët nuk ka shënuar më shume së mbrojtësi i Realit që pas Botërorit “Rusi 2018”.
Po ashtu, 33-vjeçari mund të parakalojë një tjetër të lojtar si Alfredo Di Stefano, i cili mban kuotën e 23 golave./ Opinion.al E.Xh.