Kryesore

Ramës i mbaron koha, Hajdari: Merr minutat e mia,u bëre për ujë të ftohtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:00 - 28/05/20 |
Al Do

Në vijim të replikës së saj me kryeministrin Rama, deputetja Rudina Hajdari tha ai duhet të përgjigjet se përse gjatë viteve në krye të Bashkisë së Tiranës nuk kreu asnjë mirëmbajtje për godinën.

Hajdari pretendoi se kjo lënie në harresë e godinës së teatrit është bërë në mënyrë të qëllimshme për të përgatitur shembjen e saj. Ajo tha gjithashtu se sipas dokumenteve Bashkisë së Tirnës nuk i ka kaluar në pronësi godina e Teatrit Kombëtar dhe për këtë kërkoi shpjegime nga kryeministri.

 “Nëse do e shtroni pyetjen nëse këtij vendi i duhet teatër, por nuk është pyetje që bëhet sot për ju. I përçatë artistët se si i përdorët, kur i kanë thënë ata, para 21 vitesh, apo i kanë thënë sot. Ndaj zoti kryeministër çështja është si duhet ti ruajmë ne këto vlera, se këtu ndahet bota civile nga ajo barbare. Se e bëtë në 4 të mëngjesit atë shkatërrim. Unë nuk dua të bëj prokuroren, por uroj që një ditë të jesh i ulur te banka e të akuzuarit dhe të shtrohen këto gjëra, ka disa argumente juridikë dhe vendime të KM të asaj kohe që i mbani mend, dhe une ua rikujtoj. Në vitin 2000 për shpalljen ansambël monument kulture, dhe TK përfshihet në këtë zonë. Ishit kryetar bashkie në atë kohë, u munduat ta merrnit truall, por në atë vendim thuhej që këto monumente duhet të ruhen. A a e dini ju nga 2000-2017 nuk u bë asgjë për atë teatër, a nuk u bë kjo në mënyrë të qëllimshme? Si ka mundësi që në 17 vite nuk u vu dorë, ndërkohë që ka qenë i mbrojtur e ligj. Akti tjetër që bëtë sa erdhët në qeveri në 2017, vkm 325 për shpalljen e qendrës historike, qeveria juaj e përgjysmoi këtë qendër historike. Pse e bëtë? Pse e donit atë truall, ja ku e keni. Në 8.5.2020, i kaluat bashkisë një sipërfaqe trualli dhe 1126 m 2 ndërtesë vetëm ajo e teatrit eksperimental, pasi TK është më shumë se 2200 metër katrorë. I kaluat bashkisë këtë truall me një kartelë të regjistruar vetëm me 1126 m2. Si e keni bërë këtë? Nuk ia transferuat fare godinën e TK bashkisë, por e prishët. Në vitin 2000 donit të merrnit teatrin e kukullave në pronësi të bashkisë së Tiranës, dhe gjykata kushtetuese e ka kundërshtuar këtë transfertë, pse e ka bërë se ka qenë në kundërshtim të Kushtetutës. Uroj ta kuptoni që ky obsesion do ju kushtojë rëndë. Ai që do të kontrollojë të tashmen do të kontrollojë të kaluarën dhe ai që do të kontrollojë të shkuarën do të kontrollojë të ardhëm. Keni obsesionin me të kaluarën nuk e di pse e keni, por ata që duan të ruajnë të shkuarën, janë duke menduar për të ardhmen”, tha Hajdari.

Rama zgjodhi të mos i përgjigjej pyetjeve të deputetes Hajdari por e shfrytëzoi kohën e tij për të lexuar një mesazh që kishte marrë në facebook. Megjithatë atij nuk i doli koha për të mbaruar fjalën e tij.

“Po e shfrytëzoj këtë replikë për t’iu lexuar një koment nga Facebook të një demokrati që nuk i kursen ato që ka për mua, por që në ato ditët pas tragjedisë Sheksiriane të shembjes së karakatinës Italiane shkruante këtë koment: (…)fitoj Edvini dhe na thatë na e futi Amerika, prandaj s’ka më llafe, zgjedhje o bura revoltë popullore. Ikët nga parlamenti po na ikën të gjithë bashkitë, po populli nuk u duk gjëkundi se u tretën dhe ato të bashkive që dilnin në proteste. Na thanë o burra hajde te unaza e re, u ngrysëm me muaj dhe e vetmja fitore qe një natë erdhi nga Vlora, i ra nga Elbasani…Aty mbeti vetëm libri i çunit të Fariut për Unazën, pas doli që lepuri na flinte te Teatri, Iku te Teatri  dhe na doli që Luli e Kishte hallin te Reforma Zgjedhore”, tha Rama ndërsa iu pre fjala pasi i mbaruan 3 minutat në dispozicion.

“Doja t’jua jepja edhe tre minutat e mia, sepse ishit bërë për ujë të ftohtë. Teatri duhej diku tjetër dhe ajo aty. Ne duhet ta kishim ruajtur si monument kulturor. Por ju ja keni marrë shpirtin këtij vendi dhe këtij qyteti”, përfundoi interpelancën Rudina Hajdari. /Opinion.al

Pas