Aktualitet

Rama:S’ka medalje që e kompeson sfilitjen e gjakun. Shqipëria i shpërblen sportistët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 23/08/22 |
Opi Nion

Në ceremoninë e zhvilluar në nder të të atletes Luiza Gega, e cila i solli medalje ari Shqipërisë, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka shpërblim financiar që e kompenson sfilitjen, lotin, gjakun e lodhjen e Luiza Gegës.

Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria i shpërblen sportistët ndërsa theksoi se shifra e mbështetjes për Luizën është më e lartë sesa sportistët që kanë ndërruar kombësinë në 2012.

“Kam vetëm një fjalë për t’ju thënë këtyre, Shqipëria sot i shpërblen. Luiza sot është vazhdimi i një rruge të hapur prej disa kohësh. Shifra e mbështetjes për Luizën është një shifër që nuk do ta imagjinojnë dot sportistët që shkonin ndërronin kombësinë në 2012. Në ato vende ku kanë ngritur flamujt e kombeve të tjera, shpërblimet janë më pak se sa shpërblimi që do marri Luiza me meritë.

Dhe kjo medalje, kordoni i madh i Yllit të Mirënjohjes Publike është thjesht shprehja e përulur e admirimit, por nuk e kompenson dot sepse s’ka shpërblim financiar që mund të kompensojë sfilitjen, gjakun, lotët dhe djersën. Kjo medalje është bërë për figura të larta shtetërore, por në fakt ty të takon ndoshta më shumë se kujtdo tjetër sepse në mbajtjen e shenjave të kësaj medalje, shqiponjën dykrenore, është hija e atletit të parë të kombit tonë, atleti i lirisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Pas