Aktualitet

Rama:Shqipëria nuk do të jetë kurrë nga ato vende që do të ketë kampe emigrantësh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:13 - 18/11/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama nga selia e PS, ka mohuar lajmin e publikuar nga mediat britanike për negociata mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare për krijimin e një kampi refugjatësh.

Kreu i qeverisë ka theksuar se Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre.

“Nuk jam këtu për të shpjeguar pse i bëjnë këto. Shqipëria nuk do jetë kurrë, një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!”, u shpreh Rama.

Mediat britanike publikuan një artikull ku shkruhej se në Shqipëri do të krijohet një kamp ku do të mblidhen të gjithë refugjatët që do të kapen në kanalin mes Francës dhe Britanisë së Madhe. Në artikullin e “Times” thuhej se po zhvillohen bisedime diskrete me qeverinë e Tiranës për ngritjen e një qendre azili./Opinion.al

Pas