Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama:Rritja e pagave për mësuesit me 40% do bëhet brenda mandatit të tretë

2021/05/19 at 6:52 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Taksa 0 deri në 2029, i japim mundësi biznesit të vogël të vrapojë

Kryeministri Edi Rama është zotuar se brenda mandatit të tretë qeverisës pagat e mësuesve do të rriten me 40%.

Rama u ndal dhe tek situata e krijuar nga pandemia tek arsimi, duke e cilësuar mësimin përmes RTSH shkollë një aset për përfituar nga në kushtet e vështira.

Kryeministri Rama tha se ka ende shumë punë për tu bërë, por sipas tij, aktualisht sistemi i arsimit është më i fortë.

“Keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në një moment kaq të vështirë. Dua të rrëfej që momentin kur sfida me armikun e padukshëm u shfaq përpara nesh, kjo pjesë që lidhej me domosdoshmërinë për të mbyllur menjëherë  shkollat lidhej me riskun e mos vazhdimit të mësimit. Sikundër e dëshmuan edhe këtu në këtë video, Ministria e Arsimit u kthye në studioja xhirimi.

Sot jemi duke dalë nga tuneli i pandemisë dhe kemi një aset të cilin nuk do e kishim nëse kjo krizë nuk do na kishte imponuar këtë punë me kaq shumë ritëm dhe efikasitet. Ky është një aset që na vlen sot dhe do na vlejë edhe nesër. Parafytyroni vetëm një fakt. Marrëveshja me MSH dhe RTSH për shkollën është bërë për 48 orë. Një kohë rekord jo vetëm për të dyja institucionet por për të gjitha institucionet e cila mëson se aty ku ka një qëllim të përbashkët, që të gjithë ata që mblidhen për ta realizuar e ndajnë së bashku dhe secili bën pjesën e vet, mundësia për ta përshpejtuar është shumë e madhe. Nëse nuk do ishim në krizë kjo marrëveshje do kishte marrë muaj dhe vite. Jemi përballur prej vitesh me klasat kolektive dhe kemi pasur në planet tona digjitalizimin.

U desh kriza që me shpejtësi jo vetëm të krijonim një produkt të modeluar për kushtet e krizës por edhe të mësonin se zotëruam edhe një instrument për të përballur sfidën e klasave kolektive. Mësimi online nuk mund ta zëvendësojë dot asnjëherë mësimin e drejtpërdrejtë sepse nuk e ka atë sinergji që krijohet në klasë. Por është një vlerë e shtuar dhe nëse flasim për klasat kolektive na duhet të gjejmë rrugën për të kompensuar për ato nxënës ta çojnë në shtëpi. Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm që keni mësuar nga kjo eksperiencë është se hallkat e tjera të procesit të digjitalizimit nuk duhet të presim t’i lidhim njërën me tjetrën në rrugën e parakrizës.

 Ky grup njerëzish nuk është thjesht grupi i mësuesve që realizuan këtë produkt por është një grup njerëzish ka një dije të veçantë për një proces që nuk ka ndodhur më parë në Shqipëri. Jam i bindur që nëse ministrja dhe ministria organizon me ju një dialog për të kuptuar se çfarë mund të bëhet më mirë dhe çfarë mund të shtohet. Ministrja duke qenë vetë një pedagoge dhe dekanë e ka sensibilitetin dhe respektin për të vepruar në këtë drejtim me bindjen që në raport me mësuesit dhe mësueset e Shqipërisë është e para mes të barabartëve.

Sot kemi mësues të qetë në raport me meritën, të drejtën e ushtrimit të profesionit të patrazuar nga politika për arsye bindjesh. Kjo nuk mjafton se figurën e mësuesit do vazhdojmë ta forcojmë në të gjitha drejtimet. Drejtimi financiar është i pashmangshëm. Një nga arsyet që ju jam mirënjohës, është se me punën që keni bërë keni dhënë edhe një shembull qytetarie dhe përgjegjësie në raport me njerëzit përtej punës së përditshme. Nuk nuk mund ta harrojmë detyrimin që të vazhdojmë të rrisim shpërblimin për punën tuaj. Nuk dua të përmend sa i kemi rritur pagat deri më sot por rritja e pagave 40% është angazhim që do i qëndrojmë deri në fund brenda këtij mandati që vazhdon në muajin qershor”, tha Rama./ Opinion.al

Etiketa: edi ramaPaga e mesuesve

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Itali/ 149 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Itali/ 149 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Biden i kërkon Netanyahut të ulen tensionet në Gaza

Biden i kërkon Netanyahut të ulen tensionet në Gaza

53 viktima nga COVID-19 në Greqi

53 viktima nga COVID-19 në Greqi

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com