Aktualitet

Rama:Përfituesit më të mëdhenj nga Skavica do jenë ata që janë rreth e rrotull saj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:52 - 29/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me operatorët turistikë në Dibër ditën e sotme foli për projektin e Skavicës.

Rama tha se përfituesit më të mëdhenj nga Skavica do të jenë ata që janë rreth e rrotull saj. Sipas kreut të qeverisë, Skavica jo vetëm që do të garantojë një nga gurët themelorë të sovranitetit energjitik, por do të hapë një prespektivë  për të gjitha zonat atje.

“Për çfarë e kundërshtojnë Skavicën, përse? Ndërkohë që përfituesit më të mëdhenj nga Skavica do të jenë ata që janë aty rreth e rrotull. Skavica nuk është thjeshtë çështja që do të na garantojë ne një nga gurët themelorë të sovranitetit energjetik, që në kohët e sotme është një gjë e jashtëzakonshme, por do të hapë një persepektivë të jashtëzakonshme për gjithë ato zona atje. Të jashtëzakonshme. Pa llogaritur që ata të cilët do të spostohen nga aty do të marrin shtëpi e të gjitha me radhë. Çfarë ka këtu? Përse duhet me qenë kundër? Duke dëgjuar hienat? Se mos ta prishim dhe këtë bisedë duke futur hienat. Se edhe hienë, edhe “non grata” imagjino tashi. Hiena vetë s’durohet, jo të jetë dhe “non grata”, por nuk po i hymë kësaj bisede dhe më falni që e përmenda”, u shpreh Rama./Opinion.al

Pas