Kryesore

Rama:Nuk mund të ketë një marrëveshje për detin pa miratimin e presidentit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:34 - 03/09/20 |
Al Do

Përkujtimi i 100-vjetorit të “Luftës së Vlorës” ka mbledhur ditën e sotme Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e parlamenfit Gramzo Ruçi, në një ceremoni përkujtimore në memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”.

Në përfundim të ceremonisë, kryeministri Rama është shprehur për mediat se nuk ka asnjë marrëveshje për detin me Greqinë dhe nuk mund të ketë një të tillë pa miratimin e presidentit Meta.

“Nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Meta. Është presidenti ai i cili firmos marrëveshjen dhe më pas presidenti ka mundësinë ta dërgojë dhe apelojë në Gjykatën Kushtetuese. Një deklaratë ngatërresë e ish presidentit grek ka bërë që e gjithë situata të ngatërrohet por në këtë situatë nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk mund të bëhet asgjë pa miratimin e presidentit dhe kushdo që i ha këto gjëra është thjesht trupeshk. Nuk ka pasur shtrëngim duarsh mes meje dhe presidentit Meta sepse s’na i lejon covidi”, tha Rama./ Opinion.al

Pas