Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ramalog III: Town Halls

2018/02/28 at 12:08 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Rama ngre zërin: Reforma e ujit, kriter për rikandidimin e kryebashkiakëve socialistë  

Nga Arjan Shahini: Komunikimi politik i E. Ramës është një objekt interesant studimi për të kuptuar sesi metodat amerikane të marrëdhënieve me publikun zbatohen në Shqipëri dhe i përshtaten personalitetit të udhëheqësit. Nga analizat e mëparshme (Rama 1 & 2), Rama rezultonte më i suksesshëm se Sali Berisha dhe Lulzim Basha, pasi prezantimi i tij në Facebook tërhiqte një numër të madh reagimesh. Televizioni ER-TV dhe kuvendimet me popullin, town halls, janë dy të tjera momente interesante për tu analizuar.


Për të siguruar pavarësinë nga mediat dhe ruajtur konsistencën në përcjelljen e imazhit, ai krijoi një kanal televiziv digjital, ERTV (me paratë e shqiptarëve!). Por, suksesi i kanalit në Youtube ka qenë i vakët, sikurse edhe prezantimi i tij në Facebook. Numri i të abonuarve në kanalin në Youtube ERTV është 269, numri i videove është 44 (përfshirë edhe ato me transmetim direkt disa orësh), numri i shikimeve ka qenë rreth 1150 për të gjitha videot. (Për krahasim me TV Klan: krijuar në 2011, rreth 300 mijë abonime, 34 mijë video e 450 milion shikime në total). Në Facebook ERTV ka tërhequr më shumë vëmendje, por kjo ka ardhur në zbritje që prej zgjedhjeve të korrikut 2017 (shih grafikun). Luhatjet e mëdha në reagime (përjashto mobilizimin e militantëve dhe administratës publike gjatë zgjedhjeve) dëshmojnë se popullariteti i Ramës ka rënë.

Imazhi i Ramës ndryshon hera-herës, sikurse edhe strategjitë e tij. Kjo tregon se, ai ka guxim të eksperimentojë me instrumente të ndryshme marketingu. P.sh. imazhi në tentativë si “mësues i popullit”, që ushqente publikun me kulturë (Amarcord), nuk rezultoi i suksesshëm. Tanimë roli i tij ka ndryshuar. Ai ka veshur kostumin e pushtetarit të fuqishëm e të gjithëdijshëm. Edhe prirja për të goditur kundërshtarët me batuta, është në funksion të imazhit si i gjithëdijshëm. Këtë imazh ai e përcjell në kuvendimet me popullin, duke e përdorur konceptin e town halls thjesht si mjet marketingu.

Town halls janë mbledhje të politikanëve me elektoratin për të dëgjuar apo diskutuar çështje të ndryshme politike. Të kryera edhe online, këto janë ndër format më moderne të angazhimit qytetar dhe demokracisë pjesëmarrëse. Sipas studiuesve (shih Neblo et al., 2017), këto forume debatesh (deliberative) premtojnë të zgjidhin disa prej problematikave që dëshmon demokracia perëndimore sot (besimi i ulët te politikanët, polarizimi, pabarazia etj.). Forume të tilla përbëhen nga individë të ndryshëm (në opinione e interesa) dhe ato duhet të krijojnë mundësi për të ndikuar mbi vendimmarrjen. Nga një studim i Minozzi et al. (2015) i mbi 20 town halls të kryera online, me disa anëtarë të Kongresit amerikan, rezultoi se këto forume ndikojnë mbi perceptimin e zgjedhësve ndaj kandidatëve. Autorët gjetën se, këto takime ndikonin pozitivisht në të tre dimensionet e bindjes (në qëndrimin ndaj një çështjeje, në qëndrimin ndaj kandidatit dhe në sjellje, si p.sh. në pjesëmarrjen politike). Gjithashtu, pjesëmarrësit e këtyre forumeve priren të ndërrojnë mendim, nëse përballen me argumente bindëse.

Formatet e organizimit të town halls janë pak a shumë standard: njoftimi paraprak (apo shpërndarja e një broshure) mbi çështjet që do të diskutohen; nisja e bisedës nga moderatori duke parashtruar qëllimin dhe prezantuar të pranishmit apo panelistët; vijimi i diskutimit me pyetje e përgjigje. Shkurtimisht, në këto lloj forumesh pritet që udhëheqësit të dëgjojnë më shumë e të flasin më pak.

Por për Edi Ramën, organizime të tilla bëhen me synimin që ai të dëgjojë veten. Edi Rama ka vendosur përdorimin e online town halls që ai të flasë dhe të paraqitet më shumë në media. Nëse Berisha dilte në çdo përurim e çelje takimesh pa rëndësi dhe dehej nga turmat gjigande, Veliaj del disa herë në ditë në media duke mbjellur nga një pemë, Rama e kërkon përditë audiencën e pranishme fizikisht. Takimi i tij i fundit me Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës dëshmoi epshin e tij për të tilla takime, ku ai ka mundësi të dëgjojë jehonën e zërit të vet. As miratimet servile të ish-administratorëve nuk ja lëngëzuan dot veshin aq sa kumbimi i romuzeve e batutave të veta.

Mbledhja, që u transmetua direkt nga ER-TV, nuk ishte e qartë se pse ishte thirrur.  Nuk kishte një agjendë, e as moderator. Nga dy orë takim, kryeministri foli vetë plot një orë, ndërsa ministrja e arsimit, znj. L. Nikolla foli 20 minuta. Pjesa tjetër e bisedës u nda kryesisht ndërmjet dekanëve të dy fakulteteve, ish-administratorë (ish-rektor, Dhori Kule, Fakulteti i Ekonomisë, dhe ish-drejtor juridik, Artan Hoxha, i Drejtësisë), të cilët më së shumti u dhanë zë letrave të dërguara më parë me ankesa ndaj rektorit të UT, si dhe brohoritën e përgëzuan kryeministrin. Në mes të ndërprerjeve të shpeshta, folën vetëm dy pedagogë, rreth gjashtë minuta gjithsej.

 

Sipas prof. Dh. Doka (Gazeta Shqip, 20 Shkurt 2018), takimi ishte thirrur në mënyrë të beftë dhe për një diskutim të një organizimi (Forumi i Pedagogëve për Liri Akademike) që nuk kishte lidhje me Senatin Akademik. “Me arrogancën që e karakterizon, ai [Edi Rama] nuk u ndal jo vetëm me retorikën dhe delirin e tij, por edhe me fyerje, tallje e përçmime. E kishim dëgjuar kështu në takimet “gju më gju” me popullin, ku pyet si janë me hashashin, gruan se si shkon me burrin etj., por që do sillej edhe me profesorët e senatit akademik kështu[!]” – habitet prof. Doka.

Në town hall me senatin akademik të UT, Rama qartazi kishte ngatërruar audiencën, ose audienca e tij parësore ishte ajo e ER-TV. Gjatë takimit, Rama ndoqi të njëjtën strategji retorike. Ai lëshoi sound bites të gatshme për mediat, llokma gjysëm të gatuara për “mediat e kazanit”, siç i quan ai. Këto sound bites shërbejnë kryesisht për të ankoruar vëmendjen publike (e të medias budallaqe) në disa aspekte të përzgjedhura, duke lënë mënjanë ligjërimin mbi thelbin e çështjes në diskutim. Në rastin e mbledhjes me senatin akademik të UT, thelbi ishte pakënaqësia e profesoratit me qeverisjen e arsimit të lartë në vend, në nivel institucioni dhe në atë të politikave kombëtare. Sound bite kryesor i Ramës ishte me fjalë të tjera se, autonomia e universitetit përbënte problem administrativ, pasi pedagogët e administratorët nuk ishin mësuar me të në këtë formë kaq të zgjeruar. D.m.th., fëmija rrëzohet kur nis të ecë. Ndërsa sound bites të tjerë ishin: tundja e flamurit dhe pavarësia e UT, ligji nuk ndryshon, UT është bishti i fundit i kavallit, pedagogët po vdesin për bukën e gojës, të keqen gjejeni mes vedi etj.

Një prijës i mençur mundohet të kuptojë ngjarjet duke reduktuar kompleksitetin në disa variable dhe duke u fokusuar tek ata faktorë që ai mund t’i ndryshojë, qoftë edhe simbolikisht. Por, edhe pse kjo metodë mund të shërbejë në fushatat elektorale kur parashtrohen alternativat politike, ky lloj diskursi reduktues nuk vlen kur audienca konsiston në profesorë universitetesh (që sipas Ramës janë “mbi nivelin mesatar të inteligjencës”). Për këtë arsye, sound bites nuk kishin vend në atë takim, dhe as në town halls, synimi i të cilave është diskutimi i çështjeve dhe njohja e perspektivave alternative.

 

Mund të spekulohet këtu mbi motivet dhe predispozitat e E. Ramës për tu sjellë në këtë mënyrë (shih p.sh. përsiatjet F. Lubonjës mbi narcisizmin malinj), por kjo formë komunikimi nuk është aspak e denjë

për një kryeministër. Ndërsa dimë se, qoftë nga mënyra e organizmit të town halls, e qoftë nga qëllimi i tyre, vetëm si mjete marketingu nga Edi Rama, pak shpresë ka që kryeministri të ndihmojë për zhvillimin e demokracisë deliberative në Shqipëri. Ky është i dyti kryeministër që refuzon organizimin e referendumit (ai i importit të mbetjeve), i cili është një mjeti i rëndësishëm i angazhimit qytetar në vendimmarrje.

Etiketa: komentrama


Ju sugjerojmë

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës
Kryesore

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës

13 Maj, 2025 12:46 pm
Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!
Aktualitet

Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!

13 Maj, 2025 12:40 pm
Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…
Aktualitet

Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…

13 Maj, 2025 12:36 pm
43 deputetë nga lista e hapur në Kuvend
Kryesore

43 deputetë nga lista e hapur në Kuvend

13 Maj, 2025 12:31 pm
PS-ja në avantazh, PD-ja e rezervuar dhe në heshtje
Kryesore

PS-ja në avantazh, PD-ja e rezervuar dhe në heshtje

13 Maj, 2025 12:16 pm
“Sa me sy të keq na shohin mor aman!”, Rama nga Durrësi: Nëse nuk do të ishim ne në qeveri, harrojeni që do kishit marrë shtëpi të reja pas tërmetit
Aktualitet

PS udhëheq, ja kur pritet dalja e parë pas zgjedhjeve e Kryeministrit Rama

13 Maj, 2025 12:02 pm
Përfundon numërimi në Bashkinë Has, kryeson koalicioni PD-ASHM
Kryesore

Tiranë, pezullohet për disa orë procesi i numërimit të votave

13 Maj, 2025 11:35 am
Vlora qëndron socialiste, nis numërimi i votave për kandidatët në Himarë e Sarandë
Aktualitet

Vlora qëndron socialiste, nis numërimi i votave për kandidatët në Himarë e Sarandë

13 Maj, 2025 11:29 am
Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, raportohet për dëme materiale
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, raportohet për dëme materiale

13 Maj, 2025 11:11 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Kosovë, dështon për herë të 15 konstituimi i Kuvendit

13 Maj, 2025 10:58 am
Para
DETAJE/ Kokaina më e madhe e kapur në Shqipëri vinte nga Kolumbia në konteneirin me banane

Ja kush ishte pronari i firmës “Arbri Garden” ku u gjendën 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia

Kujdes nga gripi vdekjeprurës, mijëra pacientë kanë humbur jetën

Kujdes nga gripi vdekjeprurës, mijëra pacientë kanë humbur jetën

Vasili sulmon zyrën e BE në Tiranë: Hesht e bën piknik kur duhet të flasë

Sasia e frikshme e kokainës në Shqipëri, reagon ashpër Petrit Vasili: DEA të stacionohet në Shqipëri

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës
13 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në këto zgjedhje, Taulant Balla në një intervistë për gazetarin e Klan News, Enkel Xhangoli...

Lexo më shumë

Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!

Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!
13 Maj, 2025

Në një lidhje direkte për Klan News me Drini Zeqon, demokratja Jorida Tabaku falenderoi të gjithë komisionerët, të cilët janë...

Lexo më shumë

Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…

Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…
13 Maj, 2025

Në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, po diskutohet mbi bllokimin e numërimit të votave nga Greqia. Komisionerët e Partisë Demokratike...

Lexo më shumë

43 deputetë nga lista e hapur në Kuvend

43 deputetë nga lista e hapur në Kuvend
13 Maj, 2025

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 11 Majit tregojnë një epersi të mandateve të Partisë Socialsite. Nga votat e numëruara në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com