Kryeministri, Edi Rama, mëngjesin e sotëm në një postim në rrjetin social “Facebook” , ka postuar pamje të hidrovorit të ri në Divjakë.
Rama bën me dije ky investim është pajisur me elektromekaninën e gjeneratës së fundit dhe do të garantojë kullimin e ujit në çdo kohë të përreth 1400 hektarëve tokë bujqësore.
“Mirmëngjës, dhe me hidrovorin e ri të Divjakës, i ndërtuar dhe pajisur me elektromekanikën e gjeneratës së fundit, që do të garantojë kullimin në çdo kohë të përreth 1400 ha tokë bujqësore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Opinion.al