Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama:Hera e fundit që bëjmë marrëveshje në ambasada,të mblidheshim te Meta

2020/06/09 at 12:04 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
FOTO/ Meta dhe Rama i japin bërrylin njëri-tjetrit

Kryeministri Edi Rama u shpreh në Këshillin Kombëtar të Integrimit se procesi i integrimit kërkon shumë energji dhe bashkëpunim mes nesh, të gjitha palëve. Objektivi është ende larg, tha Rama, por shtoi se duke parë pas ku ishim, Shqipëria ka bërë shumë hapa përpara.


Ai tha se marrëveshja e arritur mes palëve për Reformën Zgjedhore është e fundit që bëhet me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve. Gjithashtu theksoi se në tryezën e integrimit duhet të ishte edhe opozita pasi ajo do të jetë qeveria e së nesërmes.

“Besoj që sot mund të thuhet se jemi në një stad të ri përderisa na mbledh këtu në këtë forum të diktuar edhe nga koha që kalojmë gjysmë real dhe gjysëm virtual, si edhe vetë procesi, është kuadri negociator, plani i masave për negocimin, që do të thotë se 11 vite pas aplikimit, jemi gati që të hapim këtë faqe të re, që si gjithë libri shumëvëllimshëm i procesit të integrimit është me më shumë detyra dhe sfida dhe patjetër dhe që kërkon më shumë energji dhe bashkëpunim mes nesh. Por besoj se një gjë mund të thuhet pa asnjë ngurrim dhe bindje, që kur e shohim procesin me vështrimin përpara jemi ende larg objektivit, anëtarësimit të plotë në BE. Por kur kthejmë kokën pas, shikojmë se jemi më afër se një vit më parë, apo 5 apo lere 11 vite më parë. Ky proces ne na duhet si drita dhe uji njeriut për të bërë Shqipërinë një vend, shtet me standardet e BE-së.

Nuk na e kërkon e gjithë bota bashkë, por e kërkon e ardhmja e fëmijëve tanë. Dhe nuk diskutohet që në thelbin e vet është proces shtetformimi për ngritjen e institucioneve dhe parimeve të BE-së. Kemi një sërë sfidash të gjithëhershme dhe një serë reformash që janë në proces, duke filluar nga reforma e reformave, që është ajo në drejtësi, që bëhet fjalë për një operacion kompleks me komplikacionet e veta, por është e qartë se gjithcka që bëjmë në këtë proces, përbën një hap më përpara për përfundimin e tij me sukses me një sistem drejtësie të pavarur dhe profesional, që garanton barazinë e të gjithëve para ligjit.

Do të na ndjekë kjo sfidë deri në fund. Me metodologjinë e re shtetet e anëtare kanë adresuar faktin që këto të jenë sfida të fituara para se vendet të marrin vendin e tyre në tryezë. Krimi dhe korrupsioni patjetër që janë dy pjesë të një sfide tjetër të rëndësishme. Rezultatet flasin, gjithmonë duke u nisur nga ajo që thashë në fillim. Jemi ende larg, por nëse shohim nga ku jemi nisur, sot jemi shumë afër. Pandemia tregoi se ne kemi një sistem funksional institucionesh dhe sidoqoftë. Sot ne patëm që të vendosim kushtet, një sistem të tërë ndërveprimi dixhital që lehtësoi procesin për nevoja imediate. Dixhitalizimi është në një fazë që kaloi në procesin automatik. Jemi në kushtet ku mund të jemi të inkurajuar sa kemi bërë dhe të bindur se ne vetë e kemi në dorë me metodologjinë e re për ta përshpejtuar procesin.

Në një mënyrë apo tjeter në një efekt influencash jo malinje, po beninje nga vetë vendet anëtarë kanë, apo krijuan një spekticizëm në lidhje me BE-në, morën një përgjigje spekatakolare pse anëtarësimi në BE përvec se është një rrugëtim që modernizon vetë shtetin shqiptar, është edhe një hapësirë solidariteti, i treguar në mënyrë shembullore nga të gjitha vendet e BE-se dhe komisioni pas tërmetit të 26 nëntorit, ku disponojmë të gjitha mjetet për procesin e rindërtimit. Por edhe situatën e krijuar me COVID-in, BE nuk ka ktheu shpinën, na ofroi solidaritet dhe na shtriu dorën. Për një stafetë te ju zonja Hajdari dhe brezi i ri i politikës.

Në fund të ditës ne mund të bëjmë një rrotullim 360 gradë dhe mund të gjejmë në gjithë atë rreth të problemeve plot arsye për të e bardhë, e zezë, por kështu apo ashtu, por askush nuk i shmanget një vrime të zezë që e kemi për fat të keq në këtë hapësirë, po për fat të keq, krahasuar me të gjitha vendet që sot janë pjesë e BE-së, parë dhe kaluar para nesh, jemi realisht të pashoq në paftësi kronike për të dialoguar mes veti, për të mirëkuptuar mes veti dhe për të gjetur zgjidhje mes veti për ato cështje që janë krijuar nga sebepe të natyrës politike, të vogla, të mëdha apo jo por sebepe që nuk e konkurrojnë dot madhësinë dhe peshën e një qëllimi që këtu në Shqipëri e ndajnë të gjitha forcat dhe partitë. Jemi rast unikal, nuk kemi asnjë forcë, që të predikojë ndonjë rrugë tjetër përvec asaj me BE-në, apo teza dhe qasje në konflikt me këtë.

Ky qëllim e bën të duket më problematik faktin që jemi ende të ppaftë që të komunikojmë shqip me njëri tjetrin pa përkthyes. Por rasti i fundit që u përshëndet, është flagrant. Jemi mbledhur në një ambasadë të gjithë përfaqësuesit e forcave më të mëdha në vend, mbyllur atje me ditë dhe net për të lënë gjërat sikur janë, për t’u marrë vesh që nuk do të bëjmë atë që duhet, por do i lëmë sikur janë. Dhe kur sheh këtë, njeriu mendon, pse këtë nuk mund ta realizonim vetë? Pse të kërkonim strehë në një ambasadë mike dhe komunikimi të bëhej në disa gjuhë dhe tekstet në disa përkthime dhe përgjigjet të jepeshin në disa bedelë.

Mendoj se kjo do të jetë e fundit dhe miqtë tanë të pacmueshëm nuk do të ndihen më këtë në këtë pozitë dhe zgjedhësit tanë, nuk ka pse të shohë më në dyert e ambasadave, pse palët nuk arrimë të ndajnë cfarë është e ndarë dhe e përbashkët. Me presidentin kemi cështje të hapura, por patjetër që mund të takoheshim te presidenti, kryetari i kuvendit, kryemyftiu i Tiranës, Baba Mondi, kreu i komunitetit Katolik, apo protestantët. Nuk mund të bëjmë marrëveshje në ambasada. Kjo ishte e fundit. Për cështje që ne na takon ti zgjidhim vetë nuk mund të bëjmë më sikur nuk jemi të njëjtët për t’i zgjidhur bashkë. Nëse ky quhet këshilli kombëtar i Integrimit, këtu duhet të ishte edhe opozita e sotme, pasi është alternativa dhe qeveria e nesërme, pasi kështu me radhë” tha Rama. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

5 Tetor, 2025 12:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

4 Tetor, 2025 8:03 pm
Para
Emri/ OFL bllokon automjetin e blinduar të biznesmenit

Vrasje dhe shfrytëzim prostitucioni, OFL zbarkon në Vlorë dhe Fier

VIDEO/ I ndërpreu fjalën, Rama-Hajdarit: Patjetër, zonja Topalli

VIDEO/ I ndërpreu fjalën, Rama-Hajdarit: Patjetër, zonja Topalli

Kompani dhe tendera brenda familjes, PD akuzon Spiropalin

Rama heq taksën e biznesit, Tabaku liston premtimet e pa mbajtura nga 2013
















TE FUNDIT

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
5 Tetor, 2025

Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
5 Tetor, 2025

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com