Aktualitet

Rama:76 mijë vizitorë amerikanë e 13 mijë kanadezë kanë ardhur në Shqipëri në 7 muaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 16/08/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama vazhdon të publikojë shifrat e turistëve të huaj që po vizitojnë Shqipërinë këtë vit.

Përmes një postimi në “Facebook”, teksa publikon pamje nga lumi i Shalës dhe liqeni i Komanit, Rama thotë se 76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, ose e thënë ndryshe 50% më shumë se një vit më parë.

Po ashtu sipas kreut të qeverisë edhe numri turistëve që hyjnë nga Kanadaja në Shqipëri ka pësuar rritje. Sipas tij, 13 mijë vizitorë kanadezë kanë hyrë në vend këtë të vit, krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vjet.

“Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj.

Dy blogerët kanadezë Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikane kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e blogut të tyre këtë përvojë unike.

76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më pare.

E po ashtu rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vjet”, shkruan Rama.

Pas