Aktualitet

Rama: Zmbrapset zjarri drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:15 - 04/08/21 |
Opi Nion

Forcat e Armatosura dhe zjarrfikëset kanë mundur të vënën nënkontroll vatrat e zjarrit në vendin tonë.

Lidhur me situatën e zjarreve, ka reaguar përsëri kryeministri Edi Rama duke shpërndarë një video në “Facebook” nga momenti kur FA-të përmbyllin misionin me sukses dhe largohen nga zona me helikopter.

 “Zmbrapset furia e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë, e tani sapo është bërë rifreskimi i trupave që do të vijojnë gjatë gjithë natës me mbajtjen nën kontroll të situates”, shkruan Rama.

Zv/ komandanti i Forcave Komando, major Pëllumb Hidri shprehet se rreziku ka qenë vetëm 20 metra larg por pas disa ditësh përpjekje është ndaluar vija e zjarrit, pas neutralizimit të një vatre të madhe në krahun e Dukatit.

“Jam major Pëllumb Hidri, zv/komandant i Forcave Komando. Jemi në lartësinë 1350 metra. Sapo kemi ndaluar zjarrin. Shikohet edhe vija e ndalimit. Për 20 metra do të na hynte në pyllin e Llogarasë dhe do ishte e pamundur për t’u kontrolluar. Në krahun tim të majtë është Llogaraja dhe është neutralizuar një vatër e madhe në krahun e Dukatit. Na ndihmojnë edhe helikopterët nga sipër. Nga erërat e forta zjarri ishte i menjëhershëm. Falë këmbënguljes arritëm ta ndalojmë”, shprehet ai./ Opinion.al

Pas