Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Zgjedhjet e 25 prillit vendimtare për Shqipërinë

2021/02/28 at 11:53 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Zgjedhjet e 25 prillit vendimtare për Shqipërinë

Sot Partia Socialiste prezanton disa nga të rinjtë të cilët tentojnë të marrin një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se në total janë 1581 aplikime që kanë mbërritur në adresën e Partisë Socialiste, mes të cilëve janë përzgjedhur disa fitues që do të bëhen pjesë e skuadrës për të garuar në zgjedhje.

Kryeministri tha se në këtë ndeshje do të vendoset nëse Shqipëria do të vazhdojë të ecë përpara apo do të ngecë përsëri.

“Edhe pak ditë na ndajnë nga zbritja në fushës e skuadrës tonë për ndeshjen e 25 Prillit. Është një ndeshje vendimtare për Shqipërinë në mes të një lufte botërore. Kjo ndeshje nëse do të vazhdojmë te ecim përpara apo të zhytemi përsëri. Ne kemi bërë shumë. Më shumë se të gjithë ata që e kishin këtë detyrë para nesh. Nuk i kemi bërë mirë të gjitha. Ama besoj se kush arsyeton me mendje të kthjellët, nuk e diskuton se nuk jemi kursyer asnjë ditë. Unë si i pari i familjes së madhe kam bërë çmos për ta merituar çdo ditë nderin që më keni bërë me besimin që më keni dhënë. Skuadra jonë kombëtarë po bëhet gati.  Ne nuk kemi mungesë. Kemi më shumë lojtarë. Grupi parlamentar ka qenë solid dhe mbështetës për reformat vendimmarrjet e vështira dhe çuarjet përpara. Ky grup do të jetë boshti i skuadrës kombëtare të 25 Prillit. Në partinë tonë nuk ka vend për kasta të pandryshueshme as për piedistale. Ne na duhen deputetë që ambicien më të lartë të kenë qëndrimin sa më pranë zgjedhësve, pjesëmarrjen në parlament dhe kontributin sa më pozitiv më frymën e skaudrës. Për ndeshjen e 25 Prillit kemi krijuar një proces të ri duke e hapur derën për ata dhe ato që kanë ambicien të bëhen pjesë e skuadrës. 1581 shprehje interesi nga të gjitha rrugët e jetës. Ka qenë nder për ne që kaq shumë individë me bindje të ngjashme me tonat dhe qëllime po ashtu na kanë ofruar gatishmërinë për t’u bërë pjesë. Sot takohem me disa prej atyre që janë seleksionuar për skuadrën tonë kombëtare. Këtu janë dy kolegë që kur ishin të rinj, në dy faza të ndryshme të PS u bën pjesë e skuadrës kombëtare. Erdhën nga dy rrugë të ndryshme dhe njësoj si ata që vijnë sot nga rrugë të ndryshme për t’u bërë pjesë e familjes bashkohen tek ambicia për të bërë më shumë dhe për të punuar e kontribuar e mbështetur të tjerë për një qëllim të madh. Taulant Balla dhe Erion Veliaj janë këtu me mua”, tha Rama./ Opinion.al

Etiketa: 25 prilliedi ramazgjedhjet

Ju sugjerojmë

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Bota

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

24 Dhjetor, 2025 10:21 pm
Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
Bota

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

24 Dhjetor, 2025 9:09 pm
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Bota

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

24 Dhjetor, 2025 7:30 pm
Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Para
Pretedente për të kandiduar për deputete, e reja-Ramës: Jeni arrogant

Pretedente për të kandiduar për deputete, e reja-Ramës: Jeni arrogant

Fier/Sherr mes dy personave, plagoset rëndë në kokë i mituri

Arrestohen pesë persona, akuzat

Kosova: Rusia është përpjekur që ta pengojë marrëveshjen me Serbinë

Kosova: Rusia është përpjekur që ta pengojë marrëveshjen me Serbinë

TE FUNDIT

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
24 Dhjetor, 2025

Sipas një raporti të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth një e treta e vdekjeve nga lëndimet në Europë lidhen drejtpërdrejt...

Lexo më shumë

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
24 Dhjetor, 2025

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu...

Lexo më shumë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor, 2025

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të...

Lexo më shumë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
24 Dhjetor, 2025

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com