Kryeministri Rama garanton se data e mbajtjes së zgjedhjeve nuk do të ndryshojë. Për Ramën, PD po tenton ta çojë vendin si vitin ’97, si e vetmja strategji që ajo ka ndjekur kur ka qenë në opozitë.
Gjatë shpërndarjes së çertifikatave të legalizimeve në Shkodër, Kryeministri sulmoi edhe Kryebashkiaken e këtij qyteti, të cilën e krahason me Kryetarin e partisë së saj, Lulzim Bashën.
Si në çdo ceremoni të këtij formati nuk kanë munguar dhe batutat e Kryeministrit me përfituesit e çerifikatave të pronësisë për ndërtimet e tyre pa leje të legalizuara.
Tv Klan