Niko Peleshi do të jetë kryetari i ri i Parlamentit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Elisa Spiropalin.
“Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si dhe për prirjen e hershme ndaj risive të teknologjisë, Niko Peleshi është njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë”,- tha Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Ndërkohë, Taulant Balla u zgjodh si kreu i grupit parlamentar të PS-së.