Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku është takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Në një postim në rrjetet sociale teksa publikon foto nga takimi në Pallatin Mbretëror, kreu i qeverisë shqiptare zbulon çfarë është diskutuar në takim.
Rama thotë se me Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka diskutuar për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike.
“Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike.”-shkruan Rama.