Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në nje konferencë për mediat këtë të premte ka treguar arsyet pse sipas tij u rrëzua dje në Parlament kandidatura e Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Berishës, Rama vuan nga spiunofobia dhe sheh spiunin tek çdo person.
Po ashtu ish-kryeministri tha se “viktima” e radhës e Ramës do të jetë Vali Bizhga. Sipas Berishës Rama autorizon Bizhgën për takime dhe pastaj i thotë ke bërë shumë takime.
“Dvorani nuk mbeti pa u zgjedhur pse e kundërshtoi opozita. Opozita nuk e votoi, por Dvoranin e votuan vetëm 14 deputetë nga mazhoranca. Ai është simbol i korrupsionit, turp i drejtësisë dhe ne do ta bëjmë çështje. Edhe Vali Bizhgën po ta kishin sjellë në Parlament Rama do ta kishte rrëzuar sepse ai sheh spiun në çdo person. E ka kapur spiunofobia dhe nuk ka asnjë shkak tjetër përveç spiounofobisë së Edi Ramës që Dvorani të merrte nga ajo mazhorancë 14 vota. Nëse ky merrte votat që i kishte premtuar Rama, Semini nuk dilte, por nëse ky nuk zgjidhej do dilte Semini.
Ky doli i poshtëruar se këtë e nxorën me 14 vota, pse e nxorën? Ky nuk meriton asgjë, por fakti që u fut i parë me shpresën…se është bërë edhe një marrëveshje me Bashën që do votohej Dvorani dhe Dvorani nga deputetët e Ramës merr 14 vota dëshmon se Rama është i sëmurë rëndë nga spiunofmbia. Viktima tjetër do të jetë Vali Bizhga. Po ua them unë ju. Sepse atë e autorizon për takime dhe pastaj i thotë ke bërë shumë takime. Merr Helidon Bendon i mbyll derën në mënyrë antikushtetuese. Ai është institucion, kreu i SHISH emërohet nga presidenti. Ky ja miratoi vetë shkollën dhe tani që është kthyer e le”, theksoi kreu i PD.