Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar fitoren e titullit në Seria A ekipit të Interit, duke bërë një paralelizim me politikën.
Fitore e merituar, e ka cilësuar Rama, teksa si një tifoz i Juventusit që është, tha se ky vit nuk ishte i Juves, por i PS-së që fitoi mandatin e tretë prandaj shton se lum kush është edhe interist edhe socialist këtë herë.
“Meqë shumë miq tifoza të Interit këtu shkruajnë pse nuk na uron, ja edhe urimi i merituar pas 11 vjetësh, falë këtij juventinit që klith këtu në majë të mullarit
Gëzojeni miq, ky s’ishte viti i Juves po i Partisë Socialiste, kështu që secili gëzimin e vet dhe jemi në rregull. *Lum kush është edhe interist edhe socialist këtë herë” mbyllet postimi i Ramës, që e ka shprehur në disa raste se bën tifo për “Zonjën e Vjetër”, shkruan Rama./Opinion.al