Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot, ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e PS-së me një urim të veçantë. Rama ka uruar ditëlindjen e 43-të, të deputetit socialist Erion Braçe.
“Dua ta nis me një urim, me një socialist të flaktë, bashkëpunëtor të palodhur, deputet shembullor, shok besnik e nevrik, që sot mbush 43 vjeç. Dhurata më e mirë, albumi i Juventusit, që e kanë firmosur kastile shokët”.
Kështu tha Rama dhe Erjon Braçe i emocionuar me lot në sy, iu afrua podiumit dhe e përqafoi.