Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Unë dhe lali s’dalim për krushqi, PD e ktheu Tiranën në nevojtore

2021/03/28 at 12:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Unë dhe lali s’dalim për krushqi, PD e ktheu Tiranën në nevojtore

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat këtë të dielë iu ka bërë thirrje qytetarëve që në 25 prill të zgjedhin atë që bën punën.

Rama tha se qytetarët mund ta lëvizin kanalin televiziv nëse nuk u pëlqen ai apo Erion Veliaj, por kur vjen puna për të zgjedhur thekson ai, qytetarët duhet të zgjedhin atë që bën punën.

“Si mundet të jetosh në Tiranë sot dhe të mendosh për një moment të vetëm se mund të votosh ata që bënë Tiranën copash. Për cilën arsye në botë se s’të pëlqen Edi Rama, punë e madhe shumë s’të pëlqen Lali, ça problemi ka, Lali është gjëja më e kollajshme e merr telekomandën i bie me sustë, zhduket Lali nga televizori se sheh fare. As unë, as lali nuk kemi dalë të kërkojmë nuse, nuk kemi dalë as të kërkojmë krushqi, nuk kemi dalë as të bëjmë ndonjë kompeticion mode. S’të pëlqejnë çitjanet e Edi Ramës, ça problemi ka, mos i vish. Por kur vjen puna për të zgjedhur, do merresh me gunën apo me punën”, tha Rama.

Ndërkohë kreu i qeverisë nuk la pas akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, për të cilin tha se gjatë drejtimit të tij, Tirana u kthye në nevojtoren më të madhe të Ballkanit. Po ashtu Rama ironizoi premtimin e liderit të PD për tramvajin në kryeqytet.

“Është shumë e thjeshtë, si mund të jetosh në Tiranë në këtë vend që është sot ky që është sepse politika ka rënë në duart e duhura në kohën më kritike dhe të mendosh të rikthesh ata që e bënë Tiranën nevojtoren më të madhe të Ballkanit. Nevojtore në kuptimin e plotë të fjalës, në kuptimin më të gjerë të fjalës. Kam nevojë për një shtëpi e ndërtoj ku të dua, kam nevojë për një lokal e bëj ku të dua, kam nevojë të shes patate dhe të brendshme i shes ku të dua, nuk pyes fare se ka tjerë rreth e rrotull. Kam nevojë të tregojë se sa të bukur e kam makinën dhe s’pyes për rregullat e qarkullimit, e bëj kur të dua. Nevojtore nga të katër anët, kush e bëri? E bënë njerëzit, jo jo politika e bëri, politika e rënë në duar të gabuara dhe ato duar prapë janë zgjatur për të marrë vota, ato duar prapë janë zgjatur për të marrë bekimin. E si mund tu jepet bekimi atyre duarve? Si? Për cilën arsye në botë, aq më tepër që e kishte Tiranën, e kishte 4 vjet. Çfarë bëri? U kthye në anën tjetër sa herë i vinte zëri dhe i thoshte hajde se ka punë Tirana. Me tramvaj erdhët sot?”, tha Rama./Opinion.al

Etiketa: erion veliajPDramtirana

Ju sugjerojmë

Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza
Bota

Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza

18 Shtator, 2025 4:35 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

16-vjeçarja viktimë e abuzimit nga i dashuri, njerku i saj dhe efektivi i policisë

18 Shtator, 2025 3:43 pm
Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen
Bota

Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen

18 Shtator, 2025 2:56 pm
PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës
Kryesore

PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës

18 Shtator, 2025 2:09 pm
Trump kurorëzohet “mbret” i botës, banket dhe dolli për përjetësinë SHBA-Britani
Bota

Trump kurorëzohet “mbret” i botës, banket dhe dolli për përjetësinë SHBA-Britani

18 Shtator, 2025 1:15 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Polici dyshohet për marrëdhënie intime me një të mitur, shantazhohet nga…

18 Shtator, 2025 12:12 pm
Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin
Kryesore

Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin

18 Shtator, 2025 11:44 am
Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta
Kryesore

Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta

18 Shtator, 2025 10:42 am
Pezullohet emisioni amerikan i Jimmy Kimmel, shkak komentet për vrasjen e Kirk
Bota

Pezullohet emisioni amerikan i Jimmy Kimmel, shkak komentet për vrasjen e Kirk

18 Shtator, 2025 9:31 am
Rama publikon videon e Diellës: Puna ime nuk do ndalojë asnjë çast
Aktualitet

Rama publikon videon e Diellës: Puna ime nuk do ndalojë asnjë çast

18 Shtator, 2025 8:29 am
Para

Takimi i Bashës, Rama: PS po bën vaksinimin masiv, PD infektimin masiv

“Po bën infektim masiv”, PD: Rrumpallë është fushata e Ramës pa arritje

"Po bën infektim masiv", PD: Rrumpallë është fushata e Ramës pa arritje

Vdekja e 33-vjeçarit/ Si nisi zjarri në magazinë, çfarë bënë punonjësit

Vdekja e 33-vjeçarit/ Si nisi zjarri në magazinë, çfarë bënë punonjësit

TE FUNDIT

Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza

Trump mbështet planin e Tony Blair për paqen në Gaza
18 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbështetur planin e Tony Blair për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Trump i ka...

Lexo më shumë

16-vjeçarja viktimë e abuzimit nga i dashuri, njerku i saj dhe efektivi i policisë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
18 Shtator, 2025

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rastin e efektivit të policisë në Këlcyrë, i cili dyshohet se kishte...

Lexo më shumë

Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen

Racizmi arrin nivel rekord në Zvicër, por fondet zvogëlohen
18 Shtator, 2025

Në vitin 2024, Zvicra regjistroi 1,211 incidente raciste dhe antisemitike, një rritje prej 40% krahasuar me vitin e mëparshëm –...

Lexo më shumë

PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës

PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës
18 Shtator, 2025

Ka përfunduar mbledhje e grupit të Partisë Demokratike, e cila nisi menjëherë pas votimit të programit të qeverisë, për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com