Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama ulet sot në Këshillin Politik, diskutohen ndryshimet kushtetuese

2020/07/20 at 8:59 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma Zgjedhore ende pezull, Këshilli Politik rikthehet sot në tryezë

Sot në orën 11:00, Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të mblidhet në Pallatin e Kongreseve për të diskutuar nismat e ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga 28 deputetë të opozitës parlamentare të cilat kanë gjetur edhe mbështetjen e mazhorancës.


Ndryshimet e propozuara konsistojnë në riformulimin e nenit 64 dhe 68 të Kushtetutës. Konkretisht ato kërkojnë që të hiqen koalicionet parazgjedhore, hapjen e listave zgjedhore dhe vendosjen e një pragu kombëtar për subjektet zgjedhore.

Këto ndryshime kanë ringjallur debatin e ashpër politik mes Partisë Socialiste dhe opozitës jashtë parlamentare e cila akuzon të parën se po synon të vendosë kushte që favorizojnë atë duke prishur kështu edhe marrëveshjen e 5 qershorit.

Mazhoranca nga ana tjetër thotë se “5 qershori” nuk do të preket dhe se ajo po synon të arrijë një marrëveshje me opozitën parlamentare pasi këta të fundit nuk do të votojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Votat e tyre janë thelbësore pasi mazhoranca nuk ka 84 vota në Kuvend.

Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që të votohet sa më shpejtë marrëveshja e “5 qershorit” si një nga kushtet kyç për çeljen bisedimeve për negociatat. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese atë kanë theksuar se adaptimi i tyre pa konsensus do të vërë në rrezik negociatat.

Pika që ka sjellë acarimin mes palëve është heqja e koalicioneve parazgjedhore. Opozita jashtëparlamentare e cilëson atë si një lëvizje të kryeministrit Rama për të favorizuar veten e tij dhe jashtë marrëveshjes së arritur.

Hapja e listave është një pikë tjetër që do të diskutohet sot. Ajo është kërkuar vazhdimisht nga deputetja Rudina Hajdari por nuk gjeti dakordësinë e palëve në Këshillin Politik.

Një nga pikat e tjera që diskutohet sot prek edhe pragun elektoral. Deputetët e opozitës parlamentare kërkuan fillimisht që pragu të ngrihej nga 3% që është aktualisht, në 5%, por më vonë e kërkuan 2%. Në zgjedhjet e fundit, pragun 3% e kaluan vetëm 3 parti politike: PS, PD dhe LSI.

Një ditë para se të mblidhej Këshilli Politik, ishanëtari i Gjykatës së Strasburgut, juristi Ledi Bianku, përmes një postimi në “Twitter” dha një arsye tjetër përse disa rregulla elektorale në Kushtetutë apo në ligjin zgjedhor nuk duhen prekur pa disa garanci. Bëhet fjalë për pragun elektoral, për të cilin Ledi Bianku sjell një vendim të Gjykatës së Strasburgut. Vendimi thotë qartë se pragu elektoral nuk mund të ndryshohet nëse nuk lejohen koalicionet dhe nëse vendi nuk ka një Gjykatë funksionale Kushtetuese.

“Për kujtesë, Këshillit Politik etj. – në Yumak dhe Sadak k. Turqisë, 2008, Gjykata e Strasburgut u shpreh se pragu elektoral mund të pranohet, por kur ka sisteme korrigjuese të tilla si koalicionet zgjedhore dhe kur ka garanci institucionale dhe procedurale – Gjykata Kushtetuese”, shkroi ish-anëtari i Gjykatës së Strasburgut në një postim në “Twitter”.

Pëveç Damian Gjiknurit, Oerd Bylykbashit, Petrit Vasilit dhe Rudina Hajdarit, në tryezën e sotme pritet të jetë edhe kryeministri Rama, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe kreu i grupit demokrat në Kuvend, Myslym Murrizi. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Qëlloi me armë zjarri ndaj 2 të rinjve, policia arreston 33-vjeçarin

Qëlloi me armë zjarri ndaj 2 të rinjve, policia arreston 33-vjeçarin

Trump nuk pranon të përgjigjet nëse do të njohë rezultatin e zgjedhjeve

Trump nuk pranon të përgjigjet nëse do të njohë rezultatin e zgjedhjeve

Mbyllet zyra e vizave dhe pasaportave në ambasadën gjermane

Mbyllet zyra e vizave dhe pasaportave në ambasadën gjermane
















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com