Politikë

Rama u përgjigjet shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve


               Publikuar në : 18:53 - 03/04/20 |
Opi Nion

Pas masave të marra në kuadër të situatës së krijuar nga koronavirusi, shumë shqiptarë mbetën jashtë kufije dhe pavarësisht thirrjeve të tyre, ata ende nuk kanë ardhur në Shqipëri.

Lidhur me këtë çështje, Rama ka thënë se nëse hapen kufijtë, Shqipëria nuk do të ketë më vend ku të varrosë njerëzit, pasi kthimi i shqiptarëve nga jashtë është rrezik potencial për përhapjen e koronavirusit.

 “Me vjen keq, po dua ta them dhe këtë për hapjen e kufijve. Ndihemi keq, kur dua t’ju them bashkatdhetarëve tanë; nuk mund të vini dot në Shqipëri. Për një arsye të thjeshtë, pasi nëse ne hapim kufijtë dhe lejojmë kthimin në atdhe, ne nuk kemi më vend, për të varrosur njerëz jo si një Bergamo, as në Iran, por shumë më keq se kaq, Nuk mendoj se cilido që e ka këtë stres, e vini në dyshim se ky është i vetmi qëllim. Duke ardhur vini në rrezik dhe veten dhe të tjerët. Jetën e keni të sigurt, vuajtjen të garantuar si gjithë të tjerë. Lufta vjen që të na sjellë vuajtje jo gëzim. Lufta ka sjellë vetëm viktima, plagë. Kjo është lufta e tretë Botërore. Kur shikon që NATO është kthyer në një organizatë humanitare, dhe të gjitha arsenalet e armëve janë nëpër depo se si hynë askujt në punë. Asnjë armik s’do të mbyllte në shtëpi askënd. Ky armik i mbylli në shtëpi të vetë.”, tha Rama./ Opinion.al

Pas