Kryeministri Rama ka folur sot në Durrës, për atë që është cilësuar si “lista e zezë” e tij, ku publikoi 100 emra zyrtarësh që konsideroheshin nga qytetarët si të korruptuar.
“Ata që na hidhen përpjetë dhe thonë se lista është shkelje të drejtash të njeriut nuk dinë çfarë thonë. Listat do të vazhdojnë. Është ngritur një grup pune që do t’i shqyrtojë. Këtu nuk flasim vetëm për zyrtarë të korruptuar, por edhe për ata që nuk thonë as mirëmëngjes, që nuk dinë të sillen me qytetarin”, tha Rama.