Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

RAMA U MBURR ME HUMBJEN

2015/10/10 at 9:52 AM
në Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
RAMA U MBURR ME HUMBJEN

Nga BEN BLUSHI 


Vetëm dy shqiptarë po bëjnë sikur fituan nga humbja e Shqipërisë ndaj Serbisë.
I pari është Ballist Morina. Ai humbi mundësinë për të parë ndeshjen por konsolidoi famën e dikujt që po na ndihmon të shkojmë në Francë. Nga ndeshja e mbrëmshme u kuptua se tre pikët që morëm në Beograd dhe që po na mbajnë ende në lojë, janë fryt i fluturimit të dronit të tij të çmendur. Ai na i lehtësoi tre pikët që koha provoi se ishin shumë të vështira për ti fituar në fushë. Megjithatë Ballist Morina nuk e ka zgjedhur pozicionin që ka. Jam i bindur se nuk do donte ta kishte parë ndeshjen në qeli, por fati e desh që emri i tij të fluturonte mbi stadium megjithëse këtë herë nuk e pati dot fuqinë magjike të herës së parë. Dje ai ishte një dron i rrëzuar përdhe. Edhe serbët në Beograd nuk e rrëzuan në mënyrë aq profesionale siç bëmë ne. Por Ballist Morina nuk po kërkon asgjë në shkëmbim dhe nëse kjo nuk e bën modest, të paktën e bën njerëzor.

I dyti shqiptar që po përpiqet të na bindë se edhe ai ka fituar është Edi Rama. Këtë të dytin nuk e detyron askush të japë shpjegime për kënaqësinë që ka marrë nga humbja. Megjithatë ai po e bën. Me patos, me kembëngulje, me protokoll, me stil, i qeshur, i ngjeshur dhe i veshur. Enkas. Ky kërkon patjetër të na thotë se ai nuk është pjesë e humbjes, se humbja ishte faj i atyre që ishin në fushë ndërsa sa i takon pjesës tjetër dekorit, korit, rendit, vendit, policimit, mobilizimit, organizimit, ushqimit, parkimit, largimit, qetësisë dhe kënaqësisë së selfisë, këto të gjitha pra, ishin meritë e tij.

Edi Rama ka disa ditë që na thotë se kundër serbëve kemi bërë dy ndeshje. Një në fushë dhe një jashtë fushe. Ne kemi humbur të parën, ai ka fituar të dytën. Kjo ua bën humbjen edhe më të dukshme atyre që ishin në fushë. Mburrja e padurueshme e Edi Ramës për të gjetur lavdi edhe në disfatë është edhe më e papranueshme.

Është acaruese. Është tregues i një provincializmi të cilin nuk e kemi hak. Aspak. Rama: Askush nuk u rrah, nuk u hodh asnjë gur, asnjë shqiptar nuk guxoi të ngrinte zërin për të sharë një serb. Rama: I befasuam të gjithë jashtë fushe, morëm 3 pikë të arta si popull! Mëshirë për kritikët e kuqezinjve.

Kjo është një madhështi e ngritur mbi një hidhërim që atij i shkon, por ne na lëndon. Pyetja është pse dyshonte Edi Rama se të gjitha këto do të ndodhnin?
Pse i dukej sikur të gjithë ne që ishim në stadium kishim një thikë në brez, një gur në xhep apo një sharje në gjuhë? A thua vallë na njeh kaq pak? Cilin komb mendon ky se po përfaqëson? A ka ngatërruar kombin, apo ka ngatërruar punën?
Unë besoj se ai ka ngatërruar punën, që i ka caktuar kombi.

Me fjalimin e papërshtatshëm që mbajti, tregoi se beson se shqiptarët e kanë zgjedhur si një njeri të cilin historia i ka caktuar një mision: të përmbajë instiktet e
kombit të vet të marrë. Dhe meqë dje e bëri, doli ta shpallë botërisht. Natyrisht ky sukses që politika e quan policim etik dhe shkenca mund ta konsiderojë një mutacion estetik, nuk mund të lihej në heshtje. Dhe Edi Rama nuk heshti.

Ai mori përsipër suksesin mbi harbimin nacional dhe na la ne të tjerëve tentacionin nacional të gabimit. Ai tha se, nëse nuk do ishte për meritën e tij ne do kishim dalë nga kafazi dhe do i kishim shqyer serbët duke ua hedhur kockat në Shkumbin.

Ja pra që e ka bërë detyrën. Dhe ja pse duhet të jetë në detyrë: për të na qetësuar, për të na ndryshuar, për të na mbrojtur nga tërbimi që kemi në gjak. I ka rënë faktkeqësia të drejtojë një vend të marrësh të cilët po mbahen në zap me vështirësi të mëdha që bota duhet t’ia njohë si meritë. Ndërsa ne si punë. Edi Rama dje foli si gjykatës i etikës sonë kombëtare. Ai nuk u mburr për ne. Ai u mburr për vete.

Ai u soll si një zbutës kombesh. Nëse bota nuk ka njohur një të tillë ja ku është. I veshur, i qeshur dhe i ngjeshur siç mund te ishte çdo zbutës pasi del nga cirkuku i duhet të punojë. Por megjithatë unë nuk besoj se e ka bërë me qëllim. Nëse kjo që po them mund të duket e ngushëlluese në fakt nuk është. Edi Rama nuk na ka ulur ne. Ai ka dashur të ngrejë veten. Nuk është pra një mision, është një zakon.

Por gjeti ditën më të keqe për të na kujtuar diçka që e dimë. Dhe meqë gjeti ditën më të keqe, ditën e humbjes, bëri punën më të rëndomtë që dikush mund të
bëjë në një stadium.

U mburr me humbjen.



Ju sugjerojmë

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq
Kryesore

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq

10 Maj, 2025 10:43 am
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

10 arsyet pse unë do të votoj Edi Ramën për kryeministër

8 Maj, 2025 7:40 pm
1939/ Axhenda e Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare,në Grand Hotel në Oslo
Kryesore

1939/ Axhenda e Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare,në Grand Hotel në Oslo

8 Maj, 2025 10:07 am
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë  

1 Maj, 2025 2:51 pm
Die Transvaler (1982)/Në Randburg ka lindur princi i kurorës shqiptare,Princ Leka II
Te Fundit

Die Transvaler (1982)/Në Randburg ka lindur princi i kurorës shqiptare,Princ Leka II

26 Prill, 2025 10:21 am
Dashuria e parë e Papa Françeskut: Nëse s’të kem ty, do t’i përkushtohem Zotit
Te Fundit

Dashuria e parë e Papa Françeskut: Nëse s’të kem ty, do t’i përkushtohem Zotit

25 Prill, 2025 8:47 pm
Midis TikTok-ut dhe besimit: Kush po i udhëheq të rinjtë tanë?
Te Fundit

Midis TikTok-ut dhe besimit: Kush po i udhëheq të rinjtë tanë?

23 Prill, 2025 9:48 pm
1931/ Intervista ekskluzive me Karl Soehnel, policin austriak që i shpëtoi jetën mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës
Kryesore

1931/ Intervista ekskluzive me Karl Soehnel, policin austriak që i shpëtoi jetën mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës

21 Prill, 2025 10:10 am
1927/ Letra e Qazim Qemal Bej Vlorës, djalit të Ismail Bej Qemalit, për të denoncuar Traktatin Italo-Shqiptar të Tiranës të 27 nëntorit 1926
Kryesore

1927/ Letra e Qazim Qemal Bej Vlorës, djalit të Ismail Bej Qemalit, për të denoncuar Traktatin Italo-Shqiptar të Tiranës të 27 nëntorit 1926

19 Prill, 2025 9:47 am
Dueli i Poetëve dhe shuplaka e BB
Kryesore

Dueli i Poetëve dhe shuplaka e BB

15 Prill, 2025 11:14 am
Para
Veseli: Me Tean nuk u ndamë për çështje tradhëtie

Veseli: Me Tean nuk u ndamë për çështje tradhëtie

Ekzekutohet në pritë i riu nga Vau Dejës

Vrasja në Vaun e Dejës për motive të dobëta, gjenden autorët

Përgjaket marshimi i paqes në Turqi, mbi 30 viktima

Përgjaket marshimi i paqes në Turqi, mbi 30 viktima

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës
10 Maj, 2025

Në qarkun e Korçës ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore. Konkretisht, në qytetin e Pogradecit ka nisur procesi i shpërndarjes...

Lexo më shumë

Akuza për blerje votash në Maqellarë? Policia çon në SPAK materialet për 4 persona

Akuza për blerje votash në Maqellarë? Policia çon në SPAK materialet për 4 persona
10 Maj, 2025

Policia e Dibrës ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e mbrëmjes së kaluar në Maqellarë, ku mbështetës të PD...

Lexo më shumë

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore
10 Maj, 2025

Në Lezhë ka nisur zyrtarisht shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ nr. 13, në kuadër të procesit të votimit që...

Lexo më shumë

Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës

Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës
10 Maj, 2025

Këshilltari amerikan i Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka reaguar ditën e sotme lidhur me mbylljen e fushatës së partive politike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com