-U tha në Opinion

Rama u foli demokratëve, Luarasi: I tepruar, provokativ


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:30 - 12/01/22 |
el ida

Pedagogia Iris Luarasi e ka cilësuar provokativ dialogun e Kryeministrit Rama me demokratët.

Në studion e emisionit “Opinion” ajo tha se njerëzit kanë arsyet e tyre për të patur qëndrimet politike që kanë dhe nuk mund të trajtohen në këtë mënyrë.

“Dialogu me demokratët m’u duk i tepruar, provokativ. Vinte pas gjithë asaj ngjarjeje të shëmtuar që pamë në 8 Janar dhe ti nuk mund t’i trajtosh njerëzit që nga sot janë demokratë nesër  bëhen socialistë, nuk mund ti trajtosh në këtë formë. Njerëzit kanë qëndrimet e tyre politike, kanë historitë e tyre pse janë politikisht me një krah dhe pse janë me krahun tjetër , pra kanë shumë  shumë arsye pse kanë bërë zgjidhjet e tyre politike dhe nuk mund të dalësh qoftë edhe si kryetar i qeverisë apo dhe si kryetar i PS , e t’u thuash” vari teneqen këtyre dhe hajdeni tek unë”, u shpreh Luarasi./Opinion.al

 

 

Pas