Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama tremb ministrat: Po humbëm, ju të parët do vuani “hakmarrjen” e prokurorëve

2017/03/13 at 7:31 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama tremb ministrat: Po humbëm, ju të parët do vuani “hakmarrjen” e prokurorëve

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryesinë e PS-së ku formalizoi 4 ndryshimet e lajmëruara.

“Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm, Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë, Olta Xhaçka, ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Eduard Shalsi, ministër i Çështjeve Vendore”, këto propozime do t’i shkojnë presidentit Nishani për dekretim.

Ndërkohë, burime pranë PS-së i thanë GSH.al se të paktën 2 kandidatë të tjerë për ministra (mes të cilëve, njëri Pandeli Majko) mendohet se kanë refuzuar ofertën e Ramës për të hyrë në qeveri.

Kjo mund ta ketë shtyrë Edi Ramën që të heqë dorë nga ideja për të larguar nga kabineti Ditmir Bushatin dhe Lindita Nikollën. Pavarësisht kësaj, mësohet se Rama u ka kërkuar të dyve, Bushatit dhe Nikollës që në qarqet e Shkodrës e Lezhës, të punojnë me të njëjtin kapacitet, si ministrat e larguar.

“HAKMARRJE NGA PROKURORET E GJYQTARET”

Kryeministri ka kërkuar mobilizim ndaj nga të gjithë anëtarët e kryesisë, për fushatën që pritet të nisë pas pak javësh.

“Krahu tjetër nuk e do reformën, e ka treguar edhe përmes çadrës që ka vendosur aty në bulevard. Mos u habisni që edhe para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve të ketë sulme dhe hakmarrje të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Dihet që ata nuk e duan reformën”, thonë burimet e kryesisë së PS për GSH.al.

“Nëse nuk do të jemi në drejtim të vendit edhe pas 18 qershorit, ta dini se ju do të jeni të parët që do të paguani hakmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ne e kemi ndërtuar filozofinë tonë të drejtimit mbi reformën në drejtësi dhe do të bëjmë çmos që ajo të realizohet e zbatohet”, mësohet të ketë thënë Rama.

Kjo fjali është interesante se tregon pozicionin ku e ka vendosur veten maxhoranca përballë sistemit të drejtësisë. Duke qenë se ajo synon të shkundë nga themelet të gjithë sistemin, është e ndërgjegjshme se të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët aktualë do ta shohin “me lupë” punën e saj, nëse nuk do të jetë në ekzekutiv.

Kjo frazë dëshmon gjithashtu edhe ndërgjegjësimin se drejtësia sot është e mefshtë sepse ka frikë nga ekzekutivi dhe se në një situatë tjetër ajo do ta bënte ndryshe punën e saj.

Burimet shtuan se kryeministri është shprehur në mbledhjen e kryesisë që çadra le të merret me 18 shkurtin, ne do të merremi me 18 qershorin. Po kështu, kreu i qeverisë ka kritikuar një pjesë të faktorit ndërkombëtar që sipas tij “kanë ngrehur çadrën e opozitës dhe që nuk janë miq të qeverisë e Shqipërisë”.

KOORDINATORET NE QARQE

Më tej, kryeministri ka lavdëruar Damian Gjiknurin, të deleguarin në qarkun e Vlorës. “Damiani është koordinatori dhe ministri më i shkëlqyer, është i vetmi që ka koordinuar më së miri punën mes ministrit dhe punës në qark. Po të shkojmë sot në Vlorë, 7 mandate i fitojmë në sajë të Damianit”, ka deklaruar Rama.

Ndërkohë, në krah të “ministres së re”, Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë, Edi Rama ka prezantuar sot masterplanin e QSUT, ndërsa bëri me dije se korrupsioni nuk luftohet nëse nuk ndryshon sistemi. Ai premtoi rritje pagash ndaj bluzave të bardha, ndërsa tregoi edhe për problemet me mjekët specialistë jashtë Tirane.

Etiketa: humbjaministratprokuroretrama

Ju sugjerojmë

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Bota

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

24 Dhjetor, 2025 10:21 pm
Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
Bota

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

24 Dhjetor, 2025 9:09 pm
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Bota

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

24 Dhjetor, 2025 7:30 pm
Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Para
Video/ Pas shkarkimit, ky është mesazhi i Saimir Tahirit për Policinë

Video/ Pas shkarkimit, ky është mesazhi i Saimir Tahirit për Policinë

Bomba e Ndreut për Dibrën: Segmente të koalicionit, kundër PS-së

Deputeti i PS-së nuk mban më/ Sulmon Dritan Hilën dhe Bujar Kapexhiun, u bëtë palë me ata që vranë në Gërdec

“ I forti” nga Elbasani bllokon mbi 18 makina, ajo që bën në mes të rrugës i kalon kufijtë

“ I forti” nga Elbasani bllokon mbi 18 makina, ajo që bën në mes të rrugës i kalon kufijtë

TE FUNDIT

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
24 Dhjetor, 2025

Sipas një raporti të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth një e treta e vdekjeve nga lëndimet në Europë lidhen drejtpërdrejt...

Lexo më shumë

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
24 Dhjetor, 2025

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu...

Lexo më shumë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor, 2025

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të...

Lexo më shumë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
24 Dhjetor, 2025

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com