Kryeministri Rama ka njoftuar se Konferenca e Donatorëve e paralajmëruar nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të mbahet në Tiranë në fund të muajit Janar.
Në një postim në Twitter, Rama ka falënderuar Von Der Leyen dhe liderët e vendeve anëtare të BE për solidaritetin e treguar me Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.
“Mirënjohje Presidentes Von Der Leyen dhe liderëve të vendeve anëtare të BE për mesazhin e fortë të solidaritetit me Shqipërinë në këtë kohë dramatike e përcaktuese pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti. FLM edhe për vendimin e mbajtjes së Konferencës së Donatorëve në Tiranë”, shkruan Rama në Twitter.
Mirënjohje Presidentes Von Der Leyen dhe liderëve të vendeve anëtare të BE për mesazhin e fortë të solidaritetit me Shqipërinë në këtë kohë dramatike e përcaktuese pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti?FLM edhe për vendimin e mbajtjes së Konferencës së Donatorëve në Tiranë?????
— Edi Rama (@ediramaal) December 13, 2019
Në një postim tjetër në Facebook, Rama zbuloi gjithashtu se Këshilli Europian ka vendosur mbrëmjen e djeshme për mbajtjen e e Konferencës së Donatorëve në Tiranë, në fund të muajit Janar, me qëllim mbështetjen e Programit të Rindërtimit nga të gjitha shtetet anëtare të BE.
/Opinion.al