Këtë sezon vere, subjektet akomoduese dhe të shërbimit në bregdet do të duhet të ndjekin një procedurë ndryshe për marrjen në përdorim të hapsirës së plazhit.
Për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, subjektet duhet të aplikojnë në portalin e-albania. Kryeministri Rama në një postim në Facebook shkruan se kjo procedurë do të garantojë më shumë siguri dhe mbrojtje për shëndetin dhe nuk do të lejojë zaptimin e plazheve.
Përmes aplikimit në portalin qeveritar subjektet do të marrin përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim.
Kjo procedurë sipas kryeministrit Rama “siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike”. /Opinion.al