Kryeministri Rama ishte sot në qytetin e Korçës në një aktivitet politik, nga ku sulmoi PD-në pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e krizës politike.
Ai tha se po të ishim të gjithë njësoj, PD do të hynte në çadër. Rama foli edhe për negociatat e djeshme.
“Ne shkuam në tavolinë për të biseduar pa kushte. Në tavolinë gjetëm vetëm të huaj. Kreu i PD-së nuk ishte fare në tavolinë. Kishte shkuar në një dhomë tjetër.
Na thanë planin për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe e pranuam. Por na thanë se donin edhe shtyrjen e zgjedhjeve se PD-ja nuk është gati dhe lëshimin e ca ministrave. Ne i thamë se mund t’i diskutojmë këto por më parë të votohet vetingu. Pa vetingun s’bisedohen këto”, tha Rama.
Vijon…