Kryeministri Edi Rama ka qenë shumë aktiv nëpër emisionet televizive gjatë kësaj fushate. Mëngjesin e sotëm ai ka qënë i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”. Si një emision mëngjesi Rama është pyetur edhe për rutinën e tij në mëngjes. Kryeministri ka rrëfyer se si e nis ditën, sa kafe pi dhe më e rëndëesishmja me kë e pi kafen e parë të mëngjesit.
“Kafeja e parë është me Lindën në ballkon, më pas vazhdoj në zyrë me dy kafe të tjera” – tregoi Rama.