Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka njoftuar emrin e ri i cili do të zëvendësojë Sandër Lleshajn në postin e ministrit të Brendshëm.
Përmes një njoftimi në “Twitter”, Rama shkruan se sot do të çojë për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre Bujqësie.
“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.”-shkruan Rama./ Opinion.al